Më në fund pas 9 viteve, është presidenti Ivanov ai që sqaron dilemat për arsyet e mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit, nga e cila janë gërditur edhe nënshkruesit e saj
Në negociatat e Ohrit faktori ndërkombëtar përdori nocionin "kornizë" që do të thotë se Maqedonia do të ekzistojë në këtë kornizë që e ka. Politikanët maqedonas e dinë fare mirë domethënien politike të fjalës"kornizë"(maqedonisht "ramka", anglisht "framework"). Nocioni "kornizë' atyre ua siguron ekzistencën gjeostrategjike: në Europën jug-lindore është krijuar një shtet i ri, një kornizë që askush nuk mund ta eliminojë, madje edhe vetë maqedonasit. Për popujt që bëjnë vërejtje dhe shfaqin rezerva ndaj shtetit të ri, faktori ndërkombëtar u ofron zgjidhjen brenda kornizës
Në garën se kush të punon në më tepër fakultete paralelisht, askush nuk ka kohë të merret me shkencë. Kjo komponentë, që duhej të ishte një kërkesë fundamentale e universiteteve po shkatërrohet prej vetë atyre, pasi sistemi i vlerave është prishur nga koka, si puna e peshkut...
E para që reagoi (në vend të policisë), ishte partia shqiptare në pushtet e cila përveç se u distancua nga kjo kumtesë, nuk nguroi edhe ti quajë autorët e saj, "trafikant armësh" dhe të tregojë se UÇK ka vetëm një komandant. A jemi në prag të luftës apo jo? Përgjigje nuk ka, e politika vazhdon të lutet "Bëje Zot ëndërr"
Xhamia Burmali nuk kërkohet për inat të Kishës (dhe ne nuk guxojmë të heqim dorë edhe nëse shteti heq dorë nga Kisha), por ajo ndërtohet si baraspeshë e identitetit të ri të Kryeqytetit dhe të gjithë shtetit: nëse shteti ka vendosur ta kristianizojë, antikizojë e bizantinizojë Maqedoninë, atëherë të vijë në konsideratë edhe prania osmane e islame këtu
Reforma mund të ketë dhe sigurisht që ka (ndoshta jo të mjaftueshme), por ato i përkasin sferës së mënyrës së organizmit të jetës fetare, riorganizimit të institucioneve fetare, interpretimit të teksteve fetare etj., por në asnjë mënyrë nuk mund të ndërhyhet në vetë esencën e konceptit
Si kryetar i Trupit gjykues, Ismail Limani, sipas Safet Nezirit, nuk është dashur të nënshkruajë vendimin e anëtarëve maqedonas të këtij trupi gjyqësor. Nuk e di "fajin" e Limanit, por një e di: Safeti bashkë me shokë në Qeveri e Parlament, është dashur që anëtarit të vetëm në këtë Trup gjykues t'i mundësojnë që me Badenter të bllokojë vendimin, ashtu siç patën kërkuar kur ishin në opozitë
Përderisa durimi politik i shqiptarëve vazhdon, elita politike maqedonase është duke shkuar përtej. Ngadalë por sigurt, në vetëdijen kolektive të maqedonasve po instalon mekanizma të ekskluzivitetit të shtetit, përkatësisë së të mirave ekonomike dhe kulturore. Me anë të taksapaguesve edhe shqiptarë, Sheshi i Shkupit po shndërrohet si Fshati i Potomkinit, kurse gjithandej frymon realiteti dëshpërues i shqiptarëve
Përderisa shqiptarët kanë prirje të reagojnë vetëm pasi të ketë "ikur treni", disa qarqe maqedonase, kryesisht me disponim antishqiptar, që s'mund të pajtohen me realitetin e Maqedonisë pas vitit 2001, që tani ka filluar ta përgatisë opinionin, duke e prejudikuar përqindjen e shqiptarëve në vetëm 16.7 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë
Por, nuk është ajo që unë dua ta sensibilizoj opinionin publik në lidhje me sëmundjen e harresës (dementia), por me temat e përditshmërisë sonë mbi të cilat po bëhet përpjekje që të kalohen heshtur... Çfarë po ndodh sot me gjithë këto veprime kundër popullit shqiptar?
Do kishte mjaftuar në të ardhmen që Lubomir Fërçkovski, si ish-ministër i Brendshëm, të deklarojë ndonjë të pavërtetë të tipit se "rektori Reka e ka dëftesën e dyshimtë të shkollës fillore", që kjo të jetë e mjaftueshme që edhe ky të radhitet, ashtu si Todorov, në piedestalin e të dekoruarave të USHT-së
Ne sot kemi anëtarë dhe përkrahës jo vetëm shqiptarë, por edhe turq, boshnjakë, maqedonas, vlleh, romë, egjiptianë etj. Ne kemi anëtarë të cilët kuptojnë se Marrëveshja e Ohrit nuk ka të bëjë vetëm me numra të të punësuarve, por me shpirtin dhe vlerat me të cilat ne dëshirojmë të udhëheqim shoqëritë tona dhe vendin tonë
Bëhen bashkë në lehje këta tre-katër, e mbase pesë shkrues e nënshkrues që kanë të kaluar të përbashkët: emir i ndonjërit, edhe pse i fshirë me ngjyrë të zezë, deshifrohet lehtë si denoncues në mijë faqet e dosjes sime policore në Maqedoni
Dhe nuk duhet ta lëmë. Gruevskit të gjithë duhet t'i ndihmojmë që ta tejkalojë frikën se do të rrëzohet nga pushteti me konspiracion, sepse derisa është kryeministër i zgjedhur me vullnetin e zgjedhës, ai është i vetmi kandidat për nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, që do të na çojë drejt UE dhe NATO
"Stina e migrimit për në Veri", përbashkësia e metropoleve dhe vajtimi i vendnumrimit
Universiteti i Tetovës është pronë e popullit shqiptarë në Maqedoni dhe nuk ka të drejtë morale askush të përvetësojë dhe të veprojë ashtu si i konvenon epshit të tij
Në historinë shekullore të kulturës shqiptare, dimë shumë raste të tjera që ndaj saj janë ndërmarrë shumë sulme të gjera e me plot mllef, ku barbaria me injorancën ishin në garë me njëratjetrën