Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Etemi: Palestrën në Sllupçan e inicoi PDSH
Kumanovë, 5 korrik - PDSH e Kumanovës ka kritikuar koalicionin qeveritarë VMRO- BDI se në dy vitet e fundit në vazhdimësi po i mashtrojnë qytetarët me premtime boshe për rritjen e kapacitetit ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, investimeve dhe përkrahjen e pa rezervë të faktorit ndërkombëtar ndaj kësaj politike. "Qytetarët e Kumanovës me rrethinë këtë mashtrim më së miri po e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme duke u ballafaquar me problemet reale të krijuara nga sukseset virtuale të gjoja bashkëqeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kumbarinë e krijuar me VMRO-DPMNE-në", tha Sunaj Etemi, anëtar i Kryesisë së Deges së PDSH-së në Kumanovë. "Javën që lamë pas 'kolltukofagët' e BDI-së, mësynë rajonin e Kumanovës për të bërë përurimin e sallës së sporteve në shkollën fillore 'Faik Konica' duke harruar se ky projekt u inicua dhe u nis me kërkesë dhe angazhim të Partisë Demokratike Shqiptare. Kjo në kushtet reale nuk do të ishte aq tragjike, posikur kjo Parti gjer më tani të kish bërë diçka konkrete për këtë rajon nga gjithë ato premtime boshe të shprehura gjer më tani, e jo të krenohet me meritat e të tjerëve", tha Etemi. Sipas tij, kjo garniturë qeverisëse në Kumanovë ktheu pasigurinë individuale dhe sociale, mjerimin e papunësinë, paperspektivën dhe nënçmimin, përkundër asaj që premtoi por nuk realizoi. "Papërgjegjësia dhe diletantizmi i pushtetarëve aktual nuk po ka të ndalur, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë si shumë herë më parë po dëshmon se në asnjë aspekt nuk po përmbush kriteret e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sistemit, andaj qëndrimi i saj në qeverisje paraqet kulmin e degradimit moral, njerëzor e kombëtar të shqiptarëve", Sunaj Etemi, anëtar i Kryesisë së Degës së PDSH-së në Kumanovë. (E.N)
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.