Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Veliu zëvendësohet nga Ismaili
Kërçovë, 5 korrik - Kryetari i Komunës së Zajazit, Besim Veliu, edhe zyrtarisht ka deponuar dorëheqjen në arkivin e pushtetit lokal. Megjithëse ai vet nuk sqaruar shkaqet e dorëheqjes, merret vesh se largimi është bërë për shkaqe "personale dhe shëndetësore".
Kryetarin e ka zëvendësuar njëri nga këshilltarët, ashtu siç është e parapara me Ligj, zëvendësi i tij Lulverim Ismaili, i cili do qëndrojë në krye derisa Këshilli i komunës të marr njoftimin nga ana e Qeverisë. "Me dorëheqjen e kryetarit organet e komunës janë të obliguara që të njoftojnë Ministrin e pushtetit lokal në një afat prej 15 ditësh. Ministria duhet që të njoftojë Qeverinë poashtu në një afat prej 15 ditësh. Qeveria në një afat pre 30 ditësh duhet të konstatoj pushimin e mandatit me çka Këshilli i komunës do të diskutoj për kryetar të përkohshëm derisa Kuvendi i Maqedonisë të shpall zgjedhjet për kryetar" thotë sekretari i komunës Burim Sejdini. Në komunën e Zajazit brenda dy javësh ndodhën dy raste që e ngarkuan situatën politike. Së pari Këshilli dhe ish kryetari shkarkuan drejtorin e shkollës fillore "R. R. Zajazi" Xhemail Limani dhe më pas kryetari dha dorëheqje.
Sipas të gjitha të dhënave, në komunë brenda 6 muajsh do të organizohen zgjedhje për kryetar komune, por jo edhe për Këshillin. Përndryshe Këshillin i komunës e përbëjnë vetëm këshilltarë nga radhët e BDI-së. (S.H)
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.