Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Java e aktiviteteve rinore "Dibër 2010"
Dibër, 5 korrik- Në organizim të Qendrës për zhvillim institucional të bashkësisë në Dibër dhe pushtetit vendor, ka filluar manifestimi "Java e aktivitetit rinor Dibër 2010". Aktiviteti i parë ishte në sferën e ekologjisë ku mbi 50 të rinj dibran mes të cilëve edhe anëtarë të kajak klubit "Radika" bënë pastrimin të bregut të Liqenit të Dibrës. Të rinjtë të organizuar nga Qendra në fjalë bënë pastrimin nga mbeturinat plastike që ishin në plazhin të Liqenit të Dibrës. Duke marrë pjesë në këtë aktivitet, kryetari i Dibrës Argëtim Fida, tha se bregu i këtij liqeni pas këtij aktivitetet ofron kushtet të mira për rekreim. Kryetari Fida njëkohësisht shpalli të hapur sezonin turistik pranë Liqenit të Dibrës ku me sukses punojnë edhe disa objekte hoteljerike. Fida shtoi se Liqeni i Dibrës ofron kushte teje të mira për një zhvillim të turizmit. Shumë shpejt në këtë pjesë të qytetit, respektivisht në bregun e Liqenit pritet që të realizohet edhe projekti për ndërtimin e disa hoteleve. Aktiviteti për pastrimin e Liqenit tregon edhe interesin të të rinjve për një mjedis më të pastër jetësor. (V.S)
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.