Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
DR akuzon për shkollën e Bukoviqit dhe Svillares
Shkup, 11 korrik - Qeveria dhe Ministria e Arsimit të tregojë se në kompetencë të kujt janë riparimet e shkollave fillore në Komuna. Me këtë pyetje, kryetari i Degës së Demokracisë së Re në Saraj, Nimetulla Saliu, i është drejtuar institucioneve shtetërore, pasi drejtoi akuza se në këtë komunë, shkolla e Bukoviqit dhe ajo e Svillares akoma janë larg funksionimit. "Kaluan pesë muaj nga mos funksionimi i dy shkollave fillore në Komunën e Sarajit dhe akoma as kryetari i Komunës, por as zyrtarët e Qeverisë nuk janë duke ndërmarrë ndonjë hap për të zgjidhur këtë problem që nxënësit të mund vitin e ardhshëm shkollor ta fillojnë ne kushte normale për mësim. Rikujtojmë opinionin publik se kryetari i Komunës së Sarajit ka blerë vetëm një makine Audi A6 në vlerë prej mbi 50 mijë euro, ndërsa shkollat fillore në fshatin Svillare dhe Bukoviq ende nuk kanë filluar të riparohen edhe pas 5 muajve nga djegia e tyre", ka thënë Saliu. Ai para mediave ka kërkuar që Qeveria të tregojë se çka është duke ndërmarrë për tejkalimin e këtij problemi, "i cili i la nxënësit e Bukoviqit të mësojnë nëpër shtëpitë private të këtij fshati, ndërsa fëmijët e Svillares të udhëtojnë nga tri kilometra për të vijuar mësimin në Kondovë". "Nëse kjo Qeveri ka para për të ndërtuar buste dhe monumente siç është projekti 'Shkupi 2014', si dhe nëse Blerim Bexheti ka para në buxhetin e Komunës për të blerë makinë në vlerë prej mbi 50 mijë euro, atëherë pyesim se si nuk ka mundësi të ndahen mjete financiare për të rinovuar shkollat fillore, të cilat janë të domosdoshme për të vijuar procesin mësimor për fëmijët e Komunës së Sarajit?", ka akuzuar Saliu, duke i apeluar Komunës së Sarajit dhe Qeverisë së Maqedonisë që të mos harxhojnë paratë e qytetarëve të kësaj komune në projekte të kota dhe iracionale, por të investojnë çdo denar për të mirën e të gjithë qytetarëve të kësaj Komune.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.