Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Akuzë tjetër për "Ismail Qemalin"
Driton ZENKU
Gostivar, 2 shtator - Nëpërmjet një konference për shtyp, Demokracia e Re dega në Gostivar ka akuzuar drejtuesit e shkollës fillore qendrore "Ismail Qemali", në Gostivar për degradim të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në këtë shkollë. "Degradimi i gjuhës shqipe nga institucione të ndryshme qofshin ato lokale apo qendrore, tanimë është shndërruar në dukuri të përditshme. Kjo dukuri, shumë më tragjike paraqitet sidomos kur bëhet nga kuadro shqiptar që udhëheqin me institucione publike. Rasti i fundit eklatant i degradimi i gjuhës shqipe në institucione ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, paraqitet në Shkollën Fillore "Ismail Qemali", në Gostivar, ku drejtori i kësaj shkolle, Ekrem Ismaili, i drejtohet një institucioni tjetër me shkresë zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase, duke shmangur kështu gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare", tha Edina Shabani, zëdhënëse e degës së DR-së në Gostivar. Ajo ka kërkuar nga drejtuesit e pushtetit lokal në Gostivar, të bëjnë shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit në shkollën fillore qendrore "Ismail Qemali".
"Demokracia e Re, dega në Gostivar kërkon nga kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani që menjëherë të bëjë shkarkimin nga detyra zyrtare të drejtorit të shkollës fillore "Ismail Qemali" në Gostivar. Çdo veprim tjetër për ne do të jetë më se e kuptueshme se e gjitha kjo bëhet në koordinim me udhëheqjen komunale nga ku dhe jepen koordinata për këtë formë të komunikimit zyrtar", vazhdoi Shabani.
Por në prononcimin e komunës së Gostivarit rreth reagimit në fjalë, potencuan se rasti në fjalë është lëshim teknik i administratës së shkollës për shkak se periudha e lëshimit të këtij dokumenti ka qenë gjatë kohës së pushimeve vjetore. "Të gjithë drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Gostivarit, kanë pranuar shkresë zyrtare nga ana e komunës me të cilën obligohet të respektohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare, edhe atë, duke e përdorur si gjuhë të para pas gjuhës maqedonase. Pa modesti të rrejshme mund të thuhet se në komunën e Gostivarit respektimi i dygjuhësisë është duke u respektuar në nivelet më të larta se në gjithë territorin e Maqedonisë. Ju garantojmë se gabimet të tilla teknike nuk do të përsëriten edhe në të ardhmen", theksoi Shpend Kaprolli nga Komuna e Gostivarit.
Ndryshe, ditë më parë disa profesorë të shkollës "Ismail Qemali" kontestuan vendimin e pushtetit lokal për ta zgjedhur drejtorin nga jashtë kolektivit.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.