Ndalohen 14 femra
Pronari i lokalit "Beli", i cili gjendet në rrugën lokale që e lidh Tetovën me fshatin Falishtë, por edhe katërmbëdhjetë femrat që kanë punuar në lokalin e tij janë akuzuar për shkelje të Ligjit të marrëdhënieve të punës. Një ditë pas shoqërimit në polici të katërmbëdhjetë femrave dhe të pronarit A.Z. 24 vjeç, burimet policore bëjnë të ditur se nuk janë gjetur elemente të mjaftueshme me të cilat ato do të paditeshin për ndonjë vepër më të rëndë penale. Shtatë femrat nga Shqipëria dhe shtatë të tjerat nga vendi janë arrestuar gjatë fundjavës.
Ekipet policore rreth një orë pas mesnatës së shtunë kanë intervenuar në lokalin "Beli" dhe i kanë ndaluar 14 femrat, të cilat janë shprehur se kanë punuar si kameriere, këngëtare dhe striptizeta. Pas kontrollit të lokalit ato dhe pronari 24 vjeçar janë shoqëruar në një nga stacionet policore të Tetovës, ku janë marrë në pyetje.
Gjatë ditës së shtunë femrat e vendit janë liruar, ndërsa pronari dhe femrat nga Shqipëria janë mbajtur deri në zbardhjen e rastit. Policia e rajonit të Pollogut vite me radhë vazhdon të ndaloj femra që janë duke punuar ilegalisht nëpër klubet e natës, megjithatë pothuajse të gjitha rastet janë mbyllur me fletëparaqitje për kundërvajtje dhe me largim nga vendi të femrave të huaja.
Policët dehen dhe shikojnë porno
Vazhdojnë ndëshkimet e punonjësve policor të cilët në forma të ndryshme e keqpërdorin detyrën. Sipas të dhënave të policisë, vetëm gjatë javës së kaluar janë ndëshkuar 15 punonjës policor. Njëmbëdhjetë prej tyre janë ndëshkuar me gjoba, ndërsa katër të tjerët janë paralajmëruar. Pjesa më e madhe e policëve që i kanë shkelur rregullat e punës dhe ato të marrëveshjes kolektive janë ndëshkuar me ulje të rrogës për 15 për qind, gjatë pesë-gjashtë muajve në vijim.
Midis policëve që i kanë shkelur rregullat janë gjetur të atillë që nuk kanë marrë masa adekuate në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, të atillë që nuk e kanë respektuar orarin e punës, që nuk kanë arritur rezultate të mira, por edhe të atillë që janë kapur të dehur dhe kanë parë porno në vendin e punës. Sipas të dhënave të policisë, gjatë kontrolleve të Sektorit për kontroll të brendshëm, çdo javë regjistrohen një numër i madh shkeljesh nga ana e punonjësve të policisë.
Grabiten dy
mijë euro
Rreth dy mijë euro gjatë fundjavës janë grabitur nga këmbimorja "Zlat Em" në Veles, bën me dije policia. Sipas njoftimit policor, grabitja ka ndodhur të shtunën rreth orës 9 e 45 minuta të mëngjesit, në këmbimoren, e cila gjendet në rrugën "Bllagoj Gjorev".
Dy persona të panjohur paraditen e të shtunës janë futur në këmbimore dhe duke e sulmuar pronaren U.T., 44 vjeç kanë arritur të marrin rreth 120 mijë denarë. Njëri nga autorët e panjohur e ka thyer derën e sportelit dhe duke iu afruar pronares e ka goditur me grushte në kokë dhe e ka shtrirë përtokë. Gjatë kësaj kohe kolegu i tij i ka marrë paratë dhe të dy janë larguar në drejtim të panjohur. Menjëherë pas largimit pronarja e ka alarmuar policinë, ekipet e të cilës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masa për identifikim të autorëve. (I.I.)
komentet e lexuesve
| 1. | |
| 2. | |
| 3. | |
| 4. | |