Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Vjedhje klasike me pasaportat e reja
Shkup, 11 korrik - Vjedhje klasike nga ana e Ministrisë së Brendshme. Kështu i komentojnë qytetarët pritjet tepër të gjatë për t'u pajisur me pasaportë biometrike. Ato nuk mund të gjejnë tjetër shpjegim në faktin që kjo ministri, mbi tre vite me radhë nuk arrin t'i pajis të gjithë qytetarët me dokumentin e ri biometrik. Pasaportat e reja u lëshuan në përdorim në fillim të muajit prill të vitit 2007, megjithatë mbi tre vjet e dy muaj më vonë, një numër i madh i qytetarëve nuk kanë arritur të pajisen me pasaportën e re.
Sipas të dhënave të policisë, deri në fillim të muajit qershor, kapaciteti i makinerive arrinte në 2500 pasaporta në ditë, ndërsa me makinerinë e re, e cila filloi me punë në fillim të korrikut, kapaciteti u dyfishua, që do të thotë se nga fillimi i këtij muaji mund të shtypen dhe lëshohen rreth pesë mijë pasaporta në ditë. Megjithatë, edhe kundrejt kapacitetit solid të makinerive, situata në sportelet e Ministrisë mbetet e pandryshuar. Radhët e gjata dhe qytetarët e revoltuar mbetën pjesë e përditshmërisë në ambientet ku aplikohet dhe merren pasaportat, ndërsa punonjësit e qendrës për caktimin e datës për pasaportë të re biometrike, afatin e caktojnë pas disa muajve. Sipas një përllogaritjeje elementare, nëse gjatë tre viteve të kaluara, Ministria e Brendshme do të kishte lëshuar nga 2500 pasaporta në ditë ose mbi 50 mijë në muaj, gjatë këtij trevjeçari - me pasaportë biometrike duhej të ishin pajisur mbi 1.800 mijë qytetarë. Pikërisht këto shifra e shtojnë revoltën e qytetarëve, të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë logjikën e pritjeve dyvjeçare për pasaportë të re, kur Ministria e Brendshme ka kapacitet ditor prej pesë mijë pasaportash në ditë. "Jemi vend me dy milionë njerëz dhe prandaj është absurd që tre vjet me radhë, një numër i madh i qytetarëve të mbeten pa pasaportë. Është alogjike tjetri të pres dy vjet për t'u pajisur me pasaportë të re. Prandaj jam i mendimit se fitimi i pasaportës me procedurë të rregullt, e cila kushton rreth dy mijë denarë, është stërzgjatur, me qëllim që qytetarët të detyrohen të paguajnë rreth njëqind euro për procedurën e shpejtë. Pra, do kisha thënë se bëhet fjalë për vjedhje klasike nga ana e Ministrisë së Brendshme", thotë një qytetar i revoltuar, i cilët për t'i ikur pritjes dyvjeçare ka paguar nga njëqind euro. Sipas statistikave të fundit të policisë, nga prilli i vitit 2007 deri gjatë javës së kaluar janë lëshuar mbi 852 mijë pasaporta biometrike. Deri në fillim të qershorit Ministria e Brendshme ka arritur të lëshojë mbi 777 mijë pasaporta, që do të thotë se vetëm gjatë muajit të fundit janë ndarë mbi shtatëdhjetë pasaporta biometrike ose rreth 2 mijë e 500 në ditë. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë shpjeguar se me makinerinë e re, e cila u vendos në përdorim në fillim të korrikut, kapaciteti u dyfishua, megjithatë ato nuk kanë mundur t'i shpjegojnë pritjet dyvjeçare për pasaportë me procedurë të rregullt.
"Me vënien në funksion të makinerisë së re kapaciteti i sistemit u dyfishua. Në këtë mënyrë do të mund të shtypen dhe lëshohen nga pesë mijë pasaporta në ditë.
Ndërkaq, në të ardhmen do të shqyrtohet mundësia për t'u shkurtuar afati i pritjes për aplikuesit e rinj, por edhe për qytetarët që tashmë kanë aplikuar", ka thënë Ivo Kotevski, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. (I.I)
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.