Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Thaçi kërkon Parlament dydhomësh
Urim HASIPI
Tetovë, 11 korrik - Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare nuk do të kthehet në Parlament edhe pas debatit, i cili ka zgjatur më shumë se katër orë në Kuvendin Qendror të mbajtur të dielën në Tetovë. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, para kuvendarëve ka lexuar raportin dhe arsyet e bojkotit gati një vjeçar të punës së Parlamentit. Ai tha se PDSH-ja është e vetmja parti e cila suksesshëm vepron, pranon dhe mbijeton në opozitë duke theksuar se në mënyrë të përgjegjshme e kryen misionin e një partie opozitare. "Kërkesave të faktorit ndërkombëtar ne u përgjigjemi me analizat tona. Me keqardhje mund të them se, ne kemi përgjigje precize për pyetjet e tyre lidhur me veprimet tona, por ata nuk kanë përgjigje të kënaqshme për shqetësimet tona. Si do që të jetë, ne do të vazhdojmë të tregojmë respekt dhe mirëkuptim për dashamirësinë e tyre, pa marrë parasysh se a manifestohet si kërkesë për ndërprerje të bojkotit apo në trajta të tjera. Me këtë rast, do të përsëris përcaktimin tonë të paluhatshëm që të respektohen kornizat strategjike", ka thënë Thaçi, sipas të cilit, respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë, anëtarësimi në NATO dhe BE, respektimi i parimit të sekularitetit të shtetit dhe legjitimimi përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike janë aspekte të rëndësisë vitale, jo vetëm për faktorin ndërkombëtar, por edhe për vetë Maqedoninë. "PDSH-ja është parti demokratike që vepron konform parimeve të demokracisë dhe jo të dhunës, respekton kornizat e interesave strategjike dhe rezervon të drejtën që brenda këtyre parametrave të artikulojë interesin e vazhdueshëm shqiptar", tha Thaçi para kuvendarëve. Ai më tej ka hapur idenë e krijimit të një senati dhe të një parlamenti dydhomësh. "Pas modifikimeve që e ndryshuan frymën dhe misionin e Marrëveshjes së Ohrit, pas refuzimit që të debatohet për marrëveshjen e re, tani mbi bazë të konsultimeve me këshilltarët dhe njohësit e mirë të çështjeve politike, mendoj se zgjidhjen e kontestit ndëretnik në Maqedoni, duhet ta kërkojmë në idenë e parlamentit dydhomësh, ose të themelimit të institucionit të ri Senatit", tha lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai më tej tha se në shoqëritë multi-etnike krijohen institucione që në vete ngërthejnë kompetenca që i mbrojnë interesat kolektive siç janë ato kombëtare. "Në të gjitha shtetet e përparuara, veçmas federatat ekziston dhe funksionon në mënyrë shumë efikase parlamenti dydhomësh. Në dhomën e ulët zgjidhen pjesa më e madhe e kërkesave të përgjithshme të qytetarëve, ndërkaq në atë të lartë, zgjidhen interesat kolektive apo të etniteteve të veçanta siç ishin interesat kolektive të republikave. E di se kjo ide do të keqkuptohet si zakonisht, por refuzimi do të shkaktojë që shqiptarët në rend të parë të dalin me propozime gjithnjë në vijë të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe jo të interesit individual të qytetarëve", ka theksuar Thaçi gjatë kuvendit qendror të PDSH-së të dielën në Tetovë. Në orët e vona të pasditës ky kuvendi ka nxjerrë edhe konkluzat përfundimtare.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.