| |
Riker
dhe Stojanov-ski në komandën e NATO-s
Shkup, 2 shkurt - Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Filip Riker do të shoqërojë kryeshefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral nënkolonelin Mirosllav Stojanovski gjatë vizitës së tij në Komandën e bashkuar të NATO-s në Napoli të Italisë. Takimet do të mbahen më 2 dhe 3 shtator.
Komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s, Mark Fitzgerald do të jetë nikoqir i takimit me ambasadorin Riker dhe gjeneralin Stojanovski, ku do të diskutohet për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.
Komanda e bashkuar në Napoli, në bashkëpunim me shtabin rajonal në Shkup këshillon, vlerëson dhe kontribuon në trajnimin e forcave të armatosura të Maqedonisë sipas procedurave të përbashkëta-të kombinuara të NATO-s. "Kjo vizitë është shembull i një partneriteti të çmuar dhe të vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ushtarak", thuhet në një kumtesë të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.