Financial markets

PDF  PDF KOHA

Aktuale

 | Komente- | 
Në qershor do të hapen kufijtë me Kosovën
Zejnulla VESELI
Shkup, 7 mars - Punimet në terren për hapjen e dy vendkalimeve kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës në rajonin e Kumanovës, gjegjësisht mes fshatrave Tanushë-Debëllde dhe tjetri mes fshatrave Bellanoc-Stançiq, pritet të fillojnë kah mesi i këtij viti, pasi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do shpallë tenderin për ndërtimin e dy pikavee kufitare që do të lidhin Kumanovën me Gjilanin.
Kështu së paku deklaroi Abdulkadër Mehmeti, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sipas të cilit, Komisioni që vepron në kuadër të ministrisë ka përfunduar të gjitha përgatitjet juridike për hapjen e këtyre dy vendkalimeve.
"Vendkalimet e reja kufitare do të jenë funksionale deri në fund të këtij viti, sepse qeveria e Kosovës dhe Maqedonisë tanimë kanë aprovuar nevojën për hapjen e këtyre pikave kufitare", tha Mehmeti. Hapja e këtyre vendkalimeve kufitare, për Mehmetin kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe, e në veçanti për banorët e të dyja anëve të kufirit. "Këta banorë që jetojnë në brezin kufitar, kanë edhe lidhje të ngushta familjare dhe nevoja për një kontakt të përhershëm ka qenë e kamotshme. Nëse deri më tani kanë qenë problem marrëdhëniet diplomatike me Kosovën, tani më atë problem nuk e kemi dhe puna vazhdon gjithnjë në shërbim të qytetarëve, për t'iu mundësuar një komunikim sa më të mirë dhe për t'ua lehtësuar jetën atyre, të cilët edhe ashtu jetojnë në kushte të vështira", tha Mehmeti. Megjithatë, ndryshe nga pala maqedonase, e cila në terren nuk ka bërë as edhe një orë punë, pala kosovare punën e terrenit tanimë e ka përfunduar. Rruga nga Gjilani deri në fshatin kufitar - Stançiç është e asfaltuar tërësisht, njëjtë edhe për në Debëllde. Sekretari shtetëror në MPJ-në e Maqedonisë, Mehmeti konfirmon se është lëvizur në drejtim pozitiv nga pala kosovare, megjithëse siç shprehet ai, zyrtare asgjë nuk ka. Punët në anën e Maqedonisë, siç informon Mehmeti, varen nga procedurat e Ministrisë së Transportit dhe asaj të Financave.
"Iniciativa për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare është e MPJ-së, mirëpo për realizimi i këtyre projekteve varet kryesisht nga Ministria e Transportit, Agjencia shtetërore për rrugë dhe Ministria e Financave", thotë Mehmeti, duke u zotuar se procedurat juridike për realizimin e këtyre projekteve i ka përfunduar që moti kohë.
"Vendkalimet e reja kufitare mendoj se shumë shpejt dhe me siguri deri në fund të vitit 2010, do të jenë funksionale për qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës, nëse Ministria e Transportit shpall tender dhe kuptohet, Ministria e Financave t'i lëshojë mjete financiare", tha Mehmeti. Iniciativa për hapjen e dy vendkalimeve të reja kufitare me Kosovën, Qeveria e Maqedonisë i paralajmëroi dy vite me parë, mirëpo për shkak të mos vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, pati ngecje për realizimin e këtij projekti. Muaj më parë, Maqedonia dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike dhe me këtë, sipas sekretarit shtetëror në Ministrinë e Jashtme, Abdulkadër Mehmeti, së shpejti do të fillohet me punë në terren për hapjen e këtyre dy pikave kufitare. Aktivizimi i këtyre kalimeve kufitare do të shkurtonte shumë rrugën dhe do të zvogëlonte mundin e qytetarëve dhe harxhimet që imponohen. Në vend që të arrijnë tek familjet e tyre për 200 kilometra, ata përmes këtyre dy pikave kufitare - do ta bëjnë vetëm për 9 kilometra.
 

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.