Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Koment |  
Kur shkencën e shkatërrojnë vetë universitetet

Laura PAPRANIKU
Maqedonia është ndër vendet e pakta, nëse jo të vetme të botës së qytetëruar ku të merresh me shkencë nuk është ndonjë punë me vlerë. E sikurse thotë një fjalë e urtë popullore "peshku prishet nga koka", edhe me shkencën këtu në Maqedonia ka ndodhur e njëjta. Sado modest të jetë kontributi që mund të jepej nga ana e një shteti prej 2 milionw banorësh, kjo është një temë që duke mos u diskutuar po shndërrohet në një tabu të shoqërisë. Në mbi 25 institutet shkencore që numërohen te ne, qofshin të themeluara prej fakulteteve apo të pavarura prej tyre, në të gjitha ka mungesë të dukshme kadrovike.
Mungojnë punonjësit shkencor, sepse të punosh në një institut dhe të merresh me kërkime e hulumtime shkencore nuk është as punë me leverdi financiare në radhë të parë dhe as formë për karrierë të lakmueshme profesionale. Forma të këtilla që në shoqëritë me standarde të qëndrueshme janë trasuar si mënyra më kredibile të matjes së vlerave, këtu tek neve janë zëvendësuar me gara të cilat po zhvillohen në një plan krejt tjetër, në atë se kush të punon në më tepër universitete njëkohësisht. Profesori i një universiteti paguhet dyfish më shumë se punëtori shkencor i një instituti dhe përveç kësaj në universitet nuk është si në institut, ku natyra e punës e kërkon të punosh ditë e natë. Me tetë orë punë në javë në fakultet, po të jesh i zoti të gjesh lidhje pa asnjë kufizimi kohor mundesh të punosh jo vetëm në dy, por edhe në tre universitet me "full time". Që të merresh me punë shkencore vështirë se do të dilnin 34 orë në javë. Prandaj, ata që dinë ta menaxhojnë më mirë veten e tyre, në këtë sistem të mbrapsht e stimulim antivlerash s'kanë përse të lodhen me shkencën, kur orët në dispozicion (edhe atë jo të gjitha) munden ti venë në funksion të angazhimit ne dy-tre fakultete. Në fakt përveç tetë orëve ligjërim, profesorët universitar janë të detyruar që t'i realizojnë edhe 32 orë të tjera punë në fakultetin amë për konsultime me studentët dhe punë shkencore, mirëpo studentët nuk kanë nevojë të konsultohen, kurse profesorëve askush nuk u kërkon llogari për punën e tyre shkencore.
Pra, për paradoks shtylla kryesore ku zhvillimi i shkencës duhet të jetë një kërkesë fundamentale pra, universitete e kanë shkatërruar dhe vazhdojnë ta shkatërrojnë motivin e profesorëve për t'u marrë me shkencë. Me ndonjë përjashtim të rrallë, për këta të fundit shkenca nisën dhe mbaron me diplomat e magjistraturës dhe e shumta me disertacionet e doktoraturës, të cilat ashtu sikurse merren ekspres nisin dhe të humbin peshën shkencore sa hap e mbyll sytë.
Fakultetet, të cilat po mbinë në çdo qytete dhe fshat si këpurdhat pas shiut, janë të detyruara ti mbyllin sytë dhe të fabrikojnë magjistra e doktorë shkencash sa nuk i është kujtuar ndonjë ministri të Arsimit dhe Shkencës të veprojë konform raporteve të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit e të mbyllën një të tretën e fakulteteve të Maqedonisë. Mirëpo, fakultete janë të zënë me kauzën e vetvetes. Një pjesë e tyre i kanë dekanët vetëm me magjistratura dhe duhet t'i pajisin shpejt me titujt e të doktorojnë pa patur mundësi të presin botimin e ndonjë hulumtimi shkencor nga ana e tyre. Në këtë mënyrë improvizimi shkencor bëhet rrugë, kurse motivi për tu marrë me hulumtime të mirëfillta shkencore kthehet në një pohim të largët për njerëzit të cilët apriori duhet të jenë promotorë të zhvillimeve të reja shkencore. Mirëpo, ashtu si në thënien e lartëcituar, raporti i kompeticionit dhe përgjegjësisë janë "prishur" në kokë. Qeveritë, veçanërisht dy përbërjet e fundit të kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruvevski, pa mbajtur llogari për resurset dhe kapacitetet akademike nuk lanë qytet (bile dolën edhe nëpër fshatra si Probishtipi) pa hapur nga një fakultet. Instaluan politikën e populizmit edhe në sistemin e lartë arsimor, jo sepse qëllimi i tyre është të ndihmojnë zhvillimin e shkencës në raport të drejtë me kapacitetet dhe nevojat reale, por sepse kjo është rruga më e shpejtë për të venë pushtetin edhe në majën e shoqërisë. Duke punësuar dekanë dhe profesorë të pakualifikuar, në të vërtetë nuk janë hapur vatra të arsimit dhe shkencës, por është investuar në krijimin e çerdheve për militantë të partive në pushtet, sepse pozitat e dekanëve dhe profesorëve me vlera të diskutueshme janë të sigurta vetëm në ombrellën e pushtetit që i ka krijuar.

 
   

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.  
 
 
5.  
 
 
6.  
 
 
7.  
 
 
8.  
 
 
9.  
 
 
10.  
 
 
11.  
 
 
12.  
 
 
13.  
 
 
10.  
 
 
10.  
 
 
10.  
 
 
10.