Dr.Fatmir HASANI
Para disa ditësh, brenda mureve të ordinancës, isha vetëm për vetëm, nuk kisha lënë as ndonjë termin paraprakisht me ndonjë pacient, pra thënë shkurt s'po prisja diçka dhe krejt vetëtimthi më shkoi syri tek një libër i ditëve studentore. Titulli i librit "Dementia…". Dikur ky libër nuk më kishte shkaktuar ndonjë fobie, por tani nuk mund të thuhet se jam edhe pa të. Por, ç'është në të vërtetë dementia. Këta njerëz vuajnë prej matufllëkut, e cila shprehet me humbje të kujtesës (harresë), me ndryshime shpirtërore etj. Humbja e kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Por, nuk është ajo që unë dua ta sensibilizoj opinionin publik në lidhje me sëmundjen në fjalë, por me temat e përditshmërisë sonë mbi të cilat po bëhet përpjekje që të kalohen heshtur ... Çfarë po ndodh sot me gjithë këto veprime kundër popullit shqiptar?
Le të jetë kjo që do ta them tani edhe një përpjekje për të mos lejuar që anashkalimi i kërkesave legjitime të shqiptarëve të bie në harresë. Këtë e bëj edhe për t'i nderuar të gjithë ata dëshmorë të vrarë dhe familjet e tyre. Sot, asnjë nga elitat tona politike nuk e gëzon mbështetjen e shumicës dhe puna nuk është ndalur vetëm këtu. Është koha që politikanët tanë të pushojnë së qari duke derdhur lot krokodili. Kjo, të paktën nuk u ka hije. Nuk ju mjafton t'i kujtojnë viktimat e luftës vetëm atëherë kur ata ju duhen për hesapet e përfitimeve të tyre politike. Ka edhe një diçka. Sa shpejtë elitat tona i harruan të këqijat e kohës dhe as që duan të flasin për tragjedinë dhe dramën shqiptare. Të gjithë politikanët, sot nuk po mund ta shohin realitetin në sy si rezultat i urrejtjes që e shpalos hapur populli kundër tyre. Disa prej tyre u bënë faqja e zezë e nde s'po ndalen në veprimet e tyre kundër popullit. A nuk e shohin projektin 'Shkupi 2014'?! Pse janë verbuar dhe lejojnë që Shkupi ynë historik të zhvishet nga gjithçka që është shqiptare? Po gjuha maqedonase që vendoset në majat e ekskluzivitetit, duke ua imponuar me pa të drejtë nxënësve shqiptarë nga klasa e parë…
Edhe risocializmi i ish-ushtarëve të UÇK-së, falë 'lojërave të politikës ditore', ka ngelur në harresën e kohës. Ky top ping-pongu nga e gjithë kjo keqgjuajtje mund të ndodhë që një ditë ta shpojë rrjetën dhe do të godasë rëndë. Prandaj, kujdes se edhe shakaja duhet bërë me kripë!
Dhe, ja se përse këtë gjë e fillova me sëmundjen e harresës, edhe pse simptomat e kësaj sëmundjeje janë më shumë se sa harresa. Sikur edhe politikëbërja jonë është kapluar nga kjo sëmundje te e cila harresa gjithmonë vjen duke u thelluar e me kalimin e kohës duke u bërë gjithnjë e më shqetësuese. Duhet patur kujdes të mos ngatërrohen harresat normale me ato harresa që përbëjnë sëmundjen. Prandaj, nuk është si te harresa normale të mos mbash mend ku e ke lënë pasaportën si dokument për të udhëtuar jashtë vendit, por kjo është një harresë patologjike, që të shtyn të marrësh udhë pa e ditur se nga po shkon dhe ku dëshiron të arrish, por edhe sepse nuk mban dot mend se për një udhëtim të tillë jashtë shtetit lipset pasaporta! Por, kur jemi te pasaportat duhet t'u përkujtojmë të kolltukosurve tanë alamet politikanë se as pasaporta në gjuhën shqipe nuk ka. Gjithkund dhe gjithçka shqiptare në këtë vend mungon, ose heshturazi brenda natës bëhet e ndaluar! Shqiptarët me pasaporta maqedonase po e braktisin atdheun e tyre, derisa politikëbërësja jonë bën sehir e akomoduar në karrigen e lakmisë së pushtetit. Ç'është më e keqja si edhe sëmundja, në përgjithësi, edhe politikanët tanë nuk e pranojnë këtë fakt. Edhe politikanët tanë bëjnë batuta, si edhe matufët e dementias, për t'i relativizuar disfatat e tyre politike. Ata shtiren sikur janë tërësisht në rregull, duke harruar se populli nuk është harrestar si ata. Ka edhe një simptomë tjetër që është shumë interesante e që quhet ngatërresa (anomia). Edhe kjo u fle goxha si shumë politikanëve tanë, ngase lidhet me ngatërrimin e fjalëve gjatë diskutimeve. Kështu, politikanët tanë shpesh i ngatërrojnë fjalët që i kanë premtuar popullit!
Sakaq, sëmundja lidhet edhe me harrimin e emrave. I harrojnë emrat e atyre që edhe sot e tërë kohën pa pikë faji po dergjen prapa grilave me skenarë politike. Pse s'ka zgjidhje, apo edhe pse ende, në moshë të re, politikanët tanë i ka mbërthyer matufllëku i pleqërisë. Ç'do të sjellin konkluzat për Sopotin? Asgjë! Një gjysmëkonstatim që nuk e ndryshon e gjendjen. Ata, duhet të lirohen dhe të shpallen të pafajshëm. Shteti duhet t'u kërkojë falje. Sopoti tashmë një emër i përveçëm në kalendarin e ngjarjeve më të zymta të politikëheshtjes shqiptare dhe shumë e shumë ngjarje të tjera antishqiptare do ta shënojnë epokën e një tmerri, trishtimi dhe refuzimi njëkohësisht. Të paktën, këtë lojë si macja me miun, do ta mbajnë mend familjarët, populli, historia e sopostasve dhe e sa e sa sopotasve të ngjashëm me ta. Ndërkaq, turpi do të jetë i përjetshëm për politikanët që janë kapluar nga harresa para kohe. Në mos vallë bashkë me politikanët tanë paskësh lindur edhe dementia? Apo e keqja vjen nga pazari abuzues politik? Mbetet të shihet. Edhe pse më nuk ju ka mbetur edhe shumë kohë për t'i 'korrigjuar' mëkatet e bëra. Pasi shumë shpejtë edhe kësaj politikëbërje "ala-harrestare" do t'i vijë fundi, duke marrë ndëshkimin e merituar.
Populli thotë: "Ata që nuk arrijnë t'i mbajnë mend premtimet me të cilat kanë ardhur në qeverisje, duhet t'ua lëshojnë vendin atyre që nuk dinë dot për harresën, ngase kujtesën e kanë të freskët e të kthjellët si loti". Të tillët dinë t'i mbajnë premtimet, prandaj edhe janë të mirëseardhur...
(Autori është ish-deputet i Parlamentit të Maqedonisë)
| 1. | |||||||
|
|||||||
| 2.. | |||||||
|
|||||||
| 3.. | |
Dr. Fatmir HASANI
Këto ditë edhe njëherë është aktualizuar çështja e vendosjes në një ligj të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ose thënë më saktë ajo që me ligj i është dedikuar, tashmë e sa kohë "branitellave" (sqarim: anëtarët e forcave të sigurisë maqedonase), as më pak e as më shumë, pra e njëjta gjë të vlejë edhe për pjesëtaret e ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Përligjja edhe e kësaj kategorie pjesëmarrësish dhe të prekurish nga lufta e vitit 2001, do të kontribuonte, në rend të parë, në ndreqjen e gabimit të bërë në kohë (kur u miratua Ligji mbi të drejtat e veçanta të anëtarëve të forcave të sigurisë maqedonase dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, i vitit 2002), por edhe i arritjes së një ekuilibri të qëndrueshëm ndëretnik. Derisa gjithçka është bërë në të kaluarën, në mënyrë që të lehtësohej zbatimi i efektshëm i Ligjit mbi të drejtat e veçanta të anëtarëve të forcave të sigurisë maqedonase dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, madje edhe përmes angazhimeve të ndryshme të qeverisë, duke miratuar edhe amendamente që rirregullojnë çështje të caktuara në lidhje me kushtet dhe mënyrën e ushtrimit të kësaj të drejte, për pjesëtarët e ish-UÇK-së gjithçka kishte mbetur brenda kuadrit fjalëzhurmues, pa dhënë ndonjë efekt konkret. Tashmë, një pyetje që më së shpeshti bëhet ndër ata që ishin pjesë e pandarë e luftës së vitit 2001 është: A ka ligj, apo bëhet diçka fikse, diçka që ka afat skadimi? Pra, pyetja është se për sa kohë do të vlejë kompensimi për familjet e forcave të UÇK-së, kur kemi parasysh faktin se forcat e sigurisë maqedonase deri më tani janë shpërblyer ligjërisht edhe me një shumë prej 40 rrogave mesatare dhe gjithçka tjetër, duke u realizuar nga viti 2002, dmth nga data e hyrjes në fuqi të ligjit për "branitellat". Gjithashtu, ligji ishte po ai që këtyre të fundit, ua rregulloi edhe mënyrën e përcaktimit të shumës së pensionit familjar për bashkëshortin, fëmijët dhe prindin e vdekur - anëtar i forcës së sigurisë maqedonase. Në fakt, edhe pse është kërkuar ligj i veçantë për pjesëtarët e UÇK-së, sipas asaj që tashmë është bërë publike, kryeministri aktual maqedonas, Gruevski, nuk do të lëshojë pe. Madje, ai është i prerë kur thotë se nuk e pranon këtë ide dhe se sipas tij, problemet e tyre (e ka fjalën për pjesëtarët e ish-UÇK-së), mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet ligjeve ekzistuese dhe asgjë më shumë! Pikë. Ai, gjithashtu lë të kuptohet se çdo gjë tjetër "është spekulim, mospërputhje dhe e papranueshme". Por, cilat janë ato ligje ekzistuese, nëse jo me ligj të veçantë? Përse sipas ligjit aktual mbi të drejtat e veçanta të forcave maqedonase të sigurisë, pjesëtarët e UÇK-së nuk mund t'i marrin pensionet dhe t'i shfrytëzojnë beneficionet e tyre? Zgjidhja e problemit të pjesëtarëve të UÇK-së nga ligjet ekzistuese, pa u përfshirë në ligjin mbi të drejtat e veçanta të forcave të sigurisë maqedonase, tashmë shihet qartë se është e pamundur. Kjo çështje kaq madhore nuk mund të zgjidhet me një pako sociale, të cilës, mund t'i skadojë afati sa herë që të dëshirojë pushteti. Kjo zgjidhje gjysmake do të kontribuonte që edhe më tej Maqedonia të mbetej një vend ku papenguar nga askush do të mund të banonte pabarazia! Premtimet edhe njëherë janë dhënë se deri në fund të vitit do të ketë një zgjidhje. Jozyrtarisht, është e ditur se më shumë se 300 familje të të vrarëve dhe invalidëve nga radhët e UÇK-së në luftën e vitit 2001, presin që t'u 'gëzohen privilegjeve të Ligjit të UÇK-së nëse ai do të bëhej si i tillë. Por, habit fakti se pse ende nuk jepen shpjegime se ç'përmban projekt-ligji për UÇK-në, apo edhe sa kohë do të duhej mbajtur këtë në heshtje? Nëse ende nuk është ndërmarrë asnjë gjë për përpilimin e këtij ligji, atëherë e shoh të udhës që të jap një sugjerim. Të paktën, sugjerimi im do të lehtësonte punën e përpiluesve të ligjit. Kjo do të arrihej duke u shërbyer me një projektligj të kohës kur unë, në një bashkërendim kolegësh, përgatitëm një draft-ligji, i cili mund të shërbejë si pikënisje e mirë për bërjen e një ligji cilësor për UÇK-në. Prandaj, nëse do të shpaloseshin arkivat e Kuvendit të Maqedonisë, atëherë lehtë do të gjendej propozimligji i datës 05.12.2003, me nr. 6201/1, i cili parasheh që gjithkund pas fjalës "pjesëtarët e forcave të sigurisë" të përfshihen edhe "ish-pjesëtarët e UÇK-së". Gjithashtu, me këtë rast, vlen të theksohet neni 7 i këtij propozimligji, i cili në vete ngërthen disa pika kryesore për të cilat në kohë kemi menduar se janë tepër imediate si:
- shfrytëzimi i shërbimeve mjekësore falas,
- punësimi,
- çështja e banimit,
- kompensimi financiar,
- e drejta në shkollim pa pagesë në të gjitha nivelet, pensioni familjar etj.
Pra, vetëm miratimi i një ligji të veçantë do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë çështjen e pjesëtarëve të ish-UÇK-së dhe të familjeve të tyre, në të kundërtën, çdo gjë tjetër, qoftë edhe refreni i shumëpërsëritur përmes "paketës sociale", apo "ligjeve në fuqi", do të denigronte dinjitetin e të rënëve në luftën e lavdishme të UÇK-së, invalidëve dhe familjeve të tyre. Marrë edhe nga aspekti më human, e dimë se të gjithë kanë nevojë për përkrahje financiare, të sapolindurit me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, të invalidizuarit në aksidente, gjeneralët etj, por mbi të gjitha ndërgjegjja thërret që këtë obligim ta përmbushim ndaj invalidëve të luftës, të cilët ishin të gatshëm të flijojnë edhe më sublimen për të sotmen. Dhe, krejt në fund. Kjo, duhet bërë, ngase është e domosdoshme dhe si e tillë buron edhe nga aneksi C i Marrëveshjes së Ohrit që parashikon masa për ndërtimin e mirëbesimit. Dhe, mu nga ky kapitull buron edhe ligji për amnisti dhe për risocializim e integrim (rregullimi i statusit) të ish-pjesëtarëve në luftën e vitit 2001.
Autori është ish-deputet i Parlamentit të Maqedonisë
komentet e lexuesve
| 1. | |||||||
|
|||||||
| 2. | |||||||
|
|||||||
| 3. | |||||||||
|
|||||||||
| 4. | ||||||||
|
||||||||
| 5. | ||||||||
|
||||||||
| 6. | |||||||||
|
|||||||||
| 7. | ||||||||
|
||||||||
| 8. | |||||||||
|
|||||||||
| 9. | |||||||||
|
|||||||||
| 10. | |||||||
|
|||||||
| 11. | |||||||
|
|||||||
| 12. | |||||||
|
|||||||
| 13. | |||||||
|
|||||||
| 10. | |
| 10. | |
| 10. | |
| 10. | |