Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente |  
Kush e përzë BE-në
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka hapur shumë fronte, ia mësyn gjithandej dhe kah mundet. Kështu u ndodhë burrështetasve kur e humbin busullën e drejtimit me shtetin. Kërkon largimin e Misionit të Bashkimit Evropian, i bindur sikur Maqedonia të jetë një shtet parajsë e demokracisë dhe e përshëndetur me krizat politike. Por, fatkeqësisht është e kundërta.
Maqedonia që atëherë kur edhe u vendos përfaqësia e BE-së, pas konfliktit të vitit 2001, vazhdon të ketë një stabilitet të brishtë politik. Dialogu politik pozitë-opozitë asnjëherë nuk ka qenë në nivelin e duhur. Madje, ndoshta edhe kurrë nuk do të ekzistonte po të mos ishte insistimi i ndërkombëtarëve, veçanërisht ambasadorëve të deritanishëm të Misionit BE-së në Maqedoni.
Logjika e Gruevskit se Maqedonisë nuk i duhet vëzhgimi apo ndërmjetësimi nga BE-ja është e gabuar. Për shumë arsye. E para është kontesti i hapur me Greqinë rreth emrit, e dyta nevoja për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe e treta, problemet me vendet tjera fqinje, përfshi këtu edhe shtyrjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, si dhe kontestin me mosnjohjen e autoqefalisë nga e ana e kishës serbe.
Gruevski përmes insistimit për mbylljen e Zyrës së përfaqësuesit të BE-së në Shkup, dëshiron të demonstrojë para faktorit ndërkombëtar se në Maqedoni nuk ka probleme, andaj edhe nuk ka nevojë për përfaqësues special të BE-së. Ndërkaq, largimin eventual ta paraqesë si fitore diplomatike. Kurse nga ana tjetër punët në terren i ka bërllok. Nuk ka përparim të marrëdhënieve ndëretnike, financohen vetëm projekte mono-etnike dhe mono-religjioze, kurse lopata e famshme e Gruevskit nuk ka vendosur asnjë gurëthemel në vendbanimet shqiptare.
Kësaj radhe kundërshtarë të largimit të Misionit të BE-së duhet ta ketë partnerin shqiptar të koalicionit, Bashkimin Demokratik Integrim. Kjo parti duhet të insistojë që Misioni të vazhdojë punën pasi luan rol të rëndësishëm për të ndihmuar vendin dhe aktorët politikë për të tejkaluar dallimet e thella ndërpartiake dhe ndëretnike. Këtë duhet ta bëjnë edhe partitë tjera shqiptare, për shkak se nëse mbyllej përfaqësia e të dërguar special të BE-së, kjo nga diplomatët evropian edhe mund të përkthehej se Maqedonia i ka përmbushur standardet demokratike dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve.
Sidoqoftë, BE pritet që më 30 shtator të vendos nëse do të vazhdojë mandatin e përfaqësuesit që i referon drejtpërdrejti shefit për siguri Havier Solana ose Zyra në Maqedoni do të mbetet vetëm me ingerencat e Komisionit Evropian.
Një është e sigurt, qeveritë e deritanishme, që nga pavarësimi i Maqedonisë e këndej, nuk kanë treguar vullnet të mirë për të zgjidhur problemet ndëretnike brenda shtetit po ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, kurse Qeveria e Gruevskit nuk po tregon interes që deri në fund të implementohet Marrëveshja e Ohrit, nga parimet e së cilës varet edhe ekzistimi i këtij shteti të brishtë.
 
   

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.  
 
 
5.  
 
 
6.  
 
 
7.  
 
 
8.  
 
 
10.  
 
 
11.  
 
 
12.  
 
 
13.