Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente1• |  
Teatër me emrin
Maratona e takimeve të negociatorit për emrin, Zoran Jolevski, përfundoi ashtu siç pritej. Secili i dha bisht kësaj pune. LSDM-ja e tha se nuk do të hyjë në këtë teatër politik të organizuar nga VMRO-ja, PDSH-ja tha se nuk bisedon për çështje teknike, derisa kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ua tha troç dy partive rivale maqedonase, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, se këtë çështje e shfrytëzojnë për marketing politik. Shqiptarët, në veçanti, kanë mirëkuptim për këtë temë kaq të ndjeshme, tani janë pjesë edhe e bisedimeve në takimet shtetërore, dhe në këtë drejtim ata kanë pastruar një dilemë, pra janë unik se parashtesa sllavo-maqedonase nuk duhet të qëndrojë në emrin, dhe tjetra, se nuk hyjnë edhe në identitetin maqedonas për të precizuar nëse janë antik apo sllav.
Nga ana tjetër, në takimin e para disa ditëve në Gjenevë mes negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, madje nuk kishte propozim konkret që do të çonte drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Kësaj i shtohet edhe dështimi i takimit mes shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski me homologen e tij greke, Dora Bakojani, në takimin ministror të vendeve anëtare të OSBE-së në ishullin e Korfuzit. Bakojani, madje mosrealizimin e takimit e ka arsyetuar me angazhime të mëdha, derisa ministri maqedonas Milloshoski, shfaqi një shkëndijë shprese se së shpejti, një takim i tillë megjithatë do të realizohet.
Por, tani problemi mes Shkupit dhe Athinës nuk qëndron në emrin e aeroplanit, siç e tha kryeministri grek Kostas Karamanlis, por në emrin e shtetit, pasi është mirë e njohur se ky shtet fqinj, deri më tash e bllokonte edhe fluturimin edhe zbritjen e avionëve maqedonas me shenja nacionale përmes territorit të saj. Kjo ndryshe do të nënkuptohej edhe si gatishmëri nga ana greke për të biseduar me palën maqedonase për t'u arritur zgjedhje.
Edhe propozimi Maqedonia Veriore, megjithatë pritet të rishqyrtohet, pasi që grekët në bazë të disa të dhënave kanë qenë të interesuar që askund të mos figurojë edhe termi "Maqedoni". Elementi tjetër do të ishte referendumi famoz, nëse nuk arrihet në ndonjë zgjidhje, gjë të cilën me të madhe insistojnë kryeministri Gruevski dhe presidenti Gjorge Ivanov. Rolin kryesor këtu do ta ketë edhe BDI-ja e Ahmetit, e cila ka shumicën e Badenterit në Parlament, por që ende nuk ka qëndrim të formuar rreth referendumit, ndërkaq që VMRO-ja mundohet të blejë kohë dhe ta shtyjë zgjidhjen e këtij kontesti.
Kjo ndryshe do të nënkuptohej si lojë e kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili në fund të fundit do të vendosë vetë për këtë çështje, pa pyetur shqiptarët. Dhe, derisa po zgjat kjo amulli, te qytetarët e Maqedonisë ka plasur sherri.
Ata nuk mund të jenë peng i politikës ditore të kësaj qeverie, pasi që njëjtë si shqiptarët edhe maqedonasit janë të interesuar të jenë pjesë e NATO-s dhe BE-së.
Nëse çështja e emrit do të ishte pengesë edhe në liberalizimin e vizave, që Greqia të na bëjë sërish veto për në BE, çfarë do të bëjnë qytetarët e shkretë, që me mish e me shpirt presin 1 janarin e 2010-s.
 
   

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
Komenti:  me drejt e ke fami aga
Emri:  cali radusha
Email:  boxer_xx@hotmail.de
Tel:  124
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.  
 
 
5.  
 
 
6.  
 
 
7.  
 
 
8.  
 
 
10.  
 
 
11.  
 
 
12.  
 
 
13.