Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente1• |  
Doganuesi i MO-së

Vedat MEMEDALIU

Doganat e Maqedonisë janë pronë e Vanço Kargovit. Shqiptarët s'kanë çka kërkojnë aty. Gjithë muhabetet për përfaqësim të drejtë të etniteteve, që këto muajt e fundit, po përfliten shumë nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, nuk vlejnë për Drejtorinë e Doganave dhe drejtorin e saj, Kargov. Ky institucion që ekskluzivisht drejtohet nga maqedonasit, mbetet pikë e zezë për shqiptarët. Për këtë komunitet nuk ka vend adekuat në zyrat e kësaj drejtorie, por edhe në 38 pikat tjera doganore dhe 24 sektorët tjerë. Sa për kuriozitet, asnjë shqiptarë nuk është paraparë në kabinetin e drejtorit Vanço Kargov. Deri tash shqiptarët, por edhe zyrtarët e partive shqiptare në Qeveri, kanë akuzuar se Ministria e Financave, Gjyqësia dhe Prokuroria janë ata që kanë averzion ndaj kuadrove shqiptare. Por nga ajo që shihet në faqen zyrtare të Doganave të Maqedonisë, Kargovi rezulton si një kuadër që prinë në këtë aspekt. Megjithatë, siç edhe janë mësuar të arsyetojnë këto politika, për këtë realitet në doganat e Maqedonisë, do të dëgjojmë deklaratat e tipit "mungojnë kuadrot" shqiptare. Fatkeqësia është se këtë arsyetim e thonë edhe politikbërësit shqiptarë në Qeveri, të cilët në këtë mënyrë arsyetojnë paaftësinë e tyre. Nëse vërtetë mungojnë kuadrot, atëherë pse shteti nuk i krijon. Nëse kjo Qeveri është e interesuar ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, atëherë këtë do të duhej ta bënte që nga viti 2002 e këndej. Përkundrazi, e vërteta është krejt diku tjetër. Kuadrot ekzistojnë, ato shëtisin zyrave për punësim, mirëpo mungon vendimi politik për të zbatuar një marrëveshje politike që kishte për qëllim ta shpëtonte shtetin dhe të sillte paqen. Për ta ilustruar më tej mendësinë e doganave të Maqedonisë, do të marrim edhe disa shembuj konkret. Kryeshefi i drejtorisë në Kumanovë është maqedonas. Edhe i Bllacës po ashtu. Por kjo nuk është e tëra. Sipas kësaj Drejtorie, Bllaca është pika kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë. Kosova, për këtë drejtori, nuk ekziston, pavarësisht se Maqedonia ka njohur shtetin më të ri të Evropës. Trajtimi i njëjtë i bëhet edhe gjuhës shqipe, e cila sado pak morri një trajtim ligjor. Por jo, në këtë drejtori ajo është e cunguar ngase "mungojnë kuadrot". Shqiptarët sipas kësaj mendësie nuk ekzistojnë fare në këtë shtet këtu jetojnë vetëm maqedonas. Kjo mendësi është më e fortë se ligjet e shtetit, se obligimet që ndalin luftërat. Thjeshtë, Kargovi me politikën e tij si ka borxh as Ali Ahmetit, as Nikolla Gruevskit, as ndërkombëtarëve që ndihmojnë paqen në këtë shtet. Ky doganon gabimet e gjithë këtyre dhe natyrisht për këtë as që mërzitet, sepse përveç gazetarëve, të gjithë ata që kanë mandatin dhe janë legjitimuar para votuesit për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, kanë vendosur të heshtin. Ata në këtë mënyrë po legjitimojnë doganimin e Marrëveshjes së Ohrit sipas qejfit të Kargovit dhe shefave të tij, i cili pa dyshim në këtë aspekt, kështu i papenguar siç është, ua ka kaluar të gjithë kolegëve tjerë të VMRO-DPMNE-së.

 
   

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
Komenti:  jo,nuk eshte fajtor V.Kargov,eshte e kuptueshme menyra e menaxhimit nga ana e V.K. Ki i fundit nuk ka asnje far obligimi ndaj shqiptareve,jan partit politike shqiptare ata te cilat kan obligim dhe jan fajtoret e gjith kesaj situate, dhe po e perseris se askush nuk na ka fajet,fajte duhet ti kerkoijm ne mesin tone,tek ata te cilet kan mar votat tona dhe po qendroijn si kukulla ne qeverin e Gruevskit dhe jam i sigurte se personat ne fjale ase qe e din se egziston Drejtoria e doganave, ajo e te hyrave publike edhe shum te tjera, per te cilat BDI nuk ka iden se gjenden ne sistemin e keti shetti..
Emri:  i punsuar ne D.e doganave
Email:  nukkam@hotmail.com
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.  
 
 
5.  
 
 
6.  
 
 
7.  
 
 
8.  
 
 
10.  
 
 
11.  
 
 
12.  
 
 
13.