Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente1• |  
Hekuri edhe kafshohet
Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, megjithatë e takoi presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu. Jo në Shkup, por në Vlorë, në një terren neutral. Nëse në Shkup nuk pranoi ta takojë në nivel të lartë zyrtarë, në Vlorë e takoi bilateralisht, ashtu siç edhe praktikohen takime në kuadër të tubimeve rajonale. Shtrohet pyetja, përse këtë nuk e bëri në terren nikoqir dhe pse Shkupi zyrtarë rëndë e ka ta pranojë realitetin e ri rajonal me shtetin e ri të Kosovës?
U dëgjuan mjaftë arsyetime, qoftë nga pala shqiptare qoftë nga ajo maqedonase, për mosftesën e Sejdiut në inaugurim e Ivanovit, ashtu si edhe për refuzimin e këtij të fundit për ta pritur zyrtarisht në Shkup, edhe pse e kishte ftuar paraprakisht. Por, ajo që mbeti si hije dhe që vazhdon të mbetet edhe më tej, është se Maqedonia për t'i bërë krah Serbisë, po nguron të krijojë politikë autentike karshi Kosovës.
Kosova megjithatë po tregohet e hapur ndaj Maqedonisë. Edhe në takimin Sejdiu-Ivanov në Vlorë, Kosova tregoi se është gatshme, madje me nisma konkrete t'i kontribuojë bashkëpunimit dypalësh. Sejdiu ka shtrirë dorën për t'i ndihmuar Maqedonisë. E para është ftesa që Ivanov ta vizitojë Kosovën, kjo edhe për t'i treguar se atë që s'mund ta bësh ti, e bëj unë. Dhe e dyta, ka shtruar idenë e liberalizimit të lëvizjes së qytetarëve, si dhe të heqjes së plotë të pasaportave në një të ardhme sa më të afërt mes Maqedonisë dhe Kosovës. Pra tani e ka radhën Maqedonia. Ajo duhet të pranojë se është vendosur një rregull i ri rajonal.
Këtë ia bëri Ivanovit me dijë edhe Topi gjatë inaugurimit në Shkup, si promotorë i promovimit të Kosovës. Topi i transmetoi qartë Ivanovit edhe para dhjetë ditëve në Durrës, se pa prezencën e Sejdiut në tryeza e takime, bashkëpunimi rajonal është i pamundur. Kështu veproi edhe në Cetinjë të Malit të Zi, ku Topi theksoi se në interes të stabilitetit të rajonit, në atë takim duhej të ishte edhe Kosova. Madje, së fundmi nuk mori pjesë në Samitin ekonomik të rajonit që u zhvillua në Novi Sad të Serbisë, për shkak se në këtë aktivitet nuk ishte ftuar Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Pra, politika izolacioniste e Serbisë ndaj Kosovës po minimizohet. Kjo nëse kuptohet sa më parë nga Maqedonia, aq edhe më mirë, pasi do të ishte interesi parësor për qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Takimi i presidentëve rajonal në Vlorë tregoi se është i rëndësishëm për shumë arsye. E para ka të bëj me faktin se për herë të parë, që kur është njohur Kosova si shtet i pavarur, presidenti i saj, Fatmir Sejdiu, është ulur si i barabartë në një tryezë me tre homologët e tij të rajonit. E dyta, u vërtetua teza se në takime rajonale ku nuk është prezent lidershpi ngatërrestar serb, presidentët e vendeve fqinje mund të zhvillojnë takime të ngrohta e miqësore. Dhe e treta që është shumë e rëndësishme, shqiptarët si komb edhe praktikisht po dëshmojnë konstruktivitetin dhe pozitën tyre në ngritje në rajonin e Evropës Juglindore.
Ata që nuk duan të pranojnë këto realitete herët apo vonë, hekurin edhe do ta kafshojnë.
 
   

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
Komenti:  K O N S T R K T I V - dicka si kundлrmin BDI-e. Punл e madhe! Po t?i ndлrrojmл pak pozicionet e tл bлhemi de/struktiv e tл mbushet lista e zezл... Destruktivл tл mirл dhe konstruktivл leshko i thonл kлsaj pлrralle.
Emri:  ditлgjat raveni
Email:  diraveni"yahoo.it
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.  
 
 
5.  
 
 
6.  
 
 
7.  
 
 
8.  
 
 
10.  
 
 
11.  
 
 
12.  
 
 
13.