Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente |  
Politika kriminele serbe në Ballkan
Rizvan SULEJMANI
Para disa ditësh kryetari i Serbisë, Tadiç paralajmëroi Shkupin se diku në kufirin Maqedoni - Serbi grupe të armatosura përgatisin trazira në këtë vend. Ditë me radhë disa gazeta në Beograd kishin shkrime të ngjashme. Këto gazeta lëvizjet e grupeve të armatosur do t'i lidhin me aspiratat e shqiptarëve për Shqipërinë në kufi real. Shkas për këtë do të gjejnë në deklaratën e kryeministrit shqiptar. Berisha, se Shqipëria dhe Kosova kur nuk duhet të harrojnë se janë nga një trung i përbashkët dhe udhëheqësit politik në dy anët e kufirit duhet të bëjnë çmos që t'i largojnë të gjitha barrierat administrative. Ata duhet të mundësojnë një komunikim natyror të një populli që jeton në dy shtete. Në kontekst këtë do të potencohet edhe deklarata e dhënë nga kreu i PDSH-së, z. Mendu Thaçi, se do të kishte kërkuar nga z. Berisha që ta kushtëzojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në gjithë këtë grumbull informatash dhe dezinformatash si shllag mbi tortën do të vijë incidenti i Nerezit që irritoi gjithë shqiptarët dhe ngriti tensionet ndëretnik. Kjo kronologji ngjarjesh do të bëhet shkak i mjaftueshëm për debate dhe analiza të gazetarëve dhe shqetësim i opinionit publik. Janë këto veprime të koordinuara, apo thjeshtë një koincidencë e rastit?
Kjo ma kujton një luftë të shërbimeve sekrete serbo - kroate. Ishte koha kur në Kroaci u vra një gazetar në qendër të Zagrebit. Atëherë njësoj presidenti serb Tadiç tregoi se kush është dhe ku gjenden atentatorët. Analistët ketë deklaratë publike e karakterizuan si luftë psikologjike e Serbisë ndaj Kroacisë, me qëllim të demonstrimit të forcës dhe kapacitetin e faktorit që din dhe kontrollon çdo gjë në regjion. Pasoi një revansh i Mesiçit, i cili e paralajmëron Tadiqin për rrezikun nga atentati që i kanoset nga mafia e cigareve. Kësaj do t'i bashkëngjiten shumë deklarata nga njerëz të afërm të Gjukanoviqit në Mal të Zi. Ngjarja do të mbarojë me burgosjen e një grupi të atentatorëve. Përgjigja ime për gjithë këto është se bëhet luftë për pozicionim në Ballkan. Luftë që fillon me kontroll të shërbimeve informative dhe krim të organizuar dhe mbaron me dominim në politik. Ja si duket ajo: Në Serbi prej Millosheviqit nuk kemi qeveri demokratike të popullit, por qeveri kriminele - ushtarake. Këto qeveri nuk mund ta kryejnë procesin e demillosheviqizimit dhe dekriminalizimit të shtetit. Vrasja e Xhinxhiçit, dalja publike në TV shtetërore të Bosnjës e gjeneralit Mlladiq dhe kërcënimi që i bëhet Tadiqit nga mafia, janë shembulli më i mirë se kush e ka pushtetin në Beograd. Kjo situatë e ka zënë peng Serbin, por edhe regjionin. Këta diktojnë se çfarë politike do të udhëheq Serbia. Atyre u duhet Serbia e izoluar, jashtë NATO-s dhe E-së. Vetëm në këtë mënyrë mafia ka mundësi ta kontrollojë shtetin. Idenë e izolimit ata e ushqejnë me idenë se Serbia është mjaftë për vetveten. Ajo vetë mund ta dominojë dhe kontrollojë Ballkanin. Ajo ka forcë ushtarake dhe ekonomike të mjaftueshme. Andaj, zyrtarisht Serbia ka deklaruar neutralitet dhe nuk kërkon anëtarësim në NATO. Deklarohet për EU, por vendos kushte. Për të qenë më bindës në këtë ide, ajo vazhdon të armatoset, mban lidhje me Rusinë, bën përpjekje të reinkarnojë organizatën e të pavarurve. Publikut të vetë i premton të bëhet pikë me rëndësi gjeostrategjike. Kësaj situate, fatkeqësisht, me të madhe i ndihmon edhe politika jo e qartë e Europës për Ballkanin dhe rolin e Serbisë në regjion. Si duket disa diplomatë në Evropë duan ta shohin Serbinë si shtyllë kryesore në Ballkan. Disa shkojnë edhe më largë, i besojnë përrallës se Serbia është fronti i parë i Evropës kundër islamizmit. Ata besojnë se Serbia ka potencial që të kontrolloj shtete e vogla multi-etnik në Ballkan me një popullatë të konsiderueshme myslimane. Mendoj se vendimi për liberalizimin e vizave dërgoi mesazh shumë të keq. Shpërblimi i Serbisë dhe izolimi i botës myslimane në regjion është gabim trashanik. Ku është Maqedonia në gjithë këtë përrallë?. Kjo e fundit, në mungesë të vizionit apo edhe paftësisë së vet që ta zgjedh problemin me emrin, e ka vendosur veten në rolin e topit të ping-ponit në lojën që e luan Greqia me Serbinë. Këta si duket i kanë ndarë rolet në mes vete. Njera e mëshon e tjetri e mbron. Se si do t'i përballojë këto provokime është sfidë serioze. E izoluar pa perspektivë anëtarësimi në NATO dhe EU do të jetë nën presion permanent. Nga lufta psikologjike që i servohet për kinse rrezikun nga shqiptarët, mbyllja e rrugës drejt NATO-s që e bën Greqia deri tek inskenimi i incidenteve në regji të shërbimeve serbe.
Pra, Serbia dëshiron të tregoj se ajo është forca që dominon dhe çdo gjë kontrollon. Ajo do të lë përshtypjen se i ka të gjithë penjtë në duart e veta. Andej edhe çdo strategji që lidhet me Ballkanin duhet të filloj dhe mbaroj me te. Mendoj se gabon. Gabon ngase çështjet në Ballkan kanë ndryshuar. Shqiptarët në regjion nuk janë as maqedonas, as malazezë e as boshnjak. Ata megjithatë janë popull shtatë milionësh. Kanë dy shtete dhe janë shtylla kryesore e stabilitetit edhe në dy shtete tjera. Është e qartë se lë shumë për të dëshiruar për atë se çfarë duhet bërë në Kosovë. Shqiptarëve të Maqedonisë ende ju duhet ta gjejnë vetveten. Vetë Shqipëria duhet të bëjë shumë nëse do të jetë në rolin e faktorit që koordinon politikën shqiptare në regjion. Megjithatë, tash e tutje do të jenë faktor i pakapërcyeshëm në agjendat gjeostrtegjike. Mendoj se deklarata e Berishës dhe takimi i tij me Thaçit dhe Ahmetin ka pikërisht këtë mesazh. Larg nga manipulimi me shqiptarët. Dihet se ende prioritet kryesor është Kosova. Jo rastësisht në atë deklaratë të Berishës për Kosovën fare nuk përmenden shqiptarët e Maqedonisë. Mendoj se është e qartë: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të tregojnë kapacitet që vet t'i udhëheqin proceset në këtë vend. Ato nuk duhet të lejojnë që në luftën e tyre politike të involvohen faktorë që lehte mund të ndikohen nga shërbimet e huaja informative. Ata në tërësi duhet ta kontrollojnë situatën. Ata duhet të jen drejtues të situatës në Maqedoni. Nuk duhet të lejojnë situata që Maqedonia të kërkoj ndihmë nga Serbia për rrezikun që i kërcënohet nga shqiptarët. Detyra e tyre është të tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë dhe politika konstruktive e Shqipërisë janë garancë për stabilitet në këtë vend. Stabiliteti i saj nuk varet nga mbështetja që do gjejnë në Serbi, por nga konstruktiviteti politik, marrëdhëniet ndëretnike dhe raportet e mira me Shqipërinë dhe Kosovën. Popujt, si maqedonasit, malazezët nuk do ta gjejnë sigurinë e tyre në hegjemonizmin serb, por në konstruktivitetin e politikës shqiptare në Ballkan. Në Ballkan detyrimisht duhet të arrihet ekuilibri shqiptaro-serb si garancë më e mirë për stabilitet. Çdo tendencë për prishjen e këtij ekuilibri e destabilizon regjionin. Kjo edhe për shkak se konstalacionet e forcave në Ballkan po ndryshojnë. Turqia po shndërrohet në pikën kryesore gjeostrategjike energjetike për regjionin dhe Europën. Kjo gjithnjë e më tepër do ta shtojë ndikimin ekonomik dhe peshën specifike në Europë. Depërton me kapital në investime strategjike. Kjo rrit interesin e saj për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Andaj, nëse Serbij pretendon që luftën ndëretnike ta bartë në luftë ndërfetare, ajo do të ballafaqohet detyrimisht edhe me Turqinë. Pra, Evropa nuk guxon të bie në kurthin e Serbisë në ndërtimin e strategjive të saja. Nuk mund që një politikë e kriminalizuar të jetë garancë për stabilitet. Ajo detyrimisht duhet të bazohet në realitet e reja nëse do paqe të përhershëm në regjion. Realiteti i ri është politika konstruktive e shqiptarëve dhe paqja që e garantojnë ata. Kjo duhet të respektohet dhe jo të valorizohet politika e shantazhit dhe destruktivitetit që e udhëheq Serbia. Nëse kjo ndodhë pasojat do të jen afatgjate.Rizvan SULEJMANI
Para disa ditësh kryetari i Serbisë, Tadiç paralajmëroi Shkupin se diku në kufirin Maqedoni - Serbi grupe të armatosura përgatisin trazira në këtë vend. Ditë me radhë disa gazeta në Beograd kishin shkrime të ngjashme. Këto gazeta lëvizjet e grupeve të armatosur do t'i lidhin me aspiratat e shqiptarëve për Shqipërinë në kufi real. Shkas për këtë do të gjejnë në deklaratën e kryeministrit shqiptar. Berisha, se Shqipëria dhe Kosova kur nuk duhet të harrojnë se janë nga një trung i përbashkët dhe udhëheqësit politik në dy anët e kufirit duhet të bëjnë çmos që t'i largojnë të gjitha barrierat administrative. Ata duhet të mundësojnë një komunikim natyror të një populli që jeton në dy shtete. Në kontekst këtë do të potencohet edhe deklarata e dhënë nga kreu i PDSH-së, z. Mendu Thaçi, se do të kishte kërkuar nga z. Berisha që ta kushtëzojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në gjithë këtë grumbull informatash dhe dezinformatash si shllag mbi tortën do të vijë incidenti i Nerezit që irritoi gjithë shqiptarët dhe ngriti tensionet ndëretnik. Kjo kronologji ngjarjesh do të bëhet shkak i mjaftueshëm për debate dhe analiza të gazetarëve dhe shqetësim i opinionit publik. Janë këto veprime të koordinuara, apo thjeshtë një koincidencë e rastit?
Kjo ma kujton një luftë të shërbimeve sekrete serbo - kroate. Ishte koha kur në Kroaci u vra një gazetar në qendër të Zagrebit. Atëherë njësoj presidenti serb Tadiç tregoi se kush është dhe ku gjenden atentatorët. Analistët ketë deklaratë publike e karakterizuan si luftë psikologjike e Serbisë ndaj Kroacisë, me qëllim të demonstrimit të forcës dhe kapacitetin e faktorit që din dhe kontrollon çdo gjë në regjion. Pasoi një revansh i Mesiçit, i cili e paralajmëron Tadiqin për rrezikun nga atentati që i kanoset nga mafia e cigareve. Kësaj do t'i bashkëngjiten shumë deklarata nga njerëz të afërm të Gjukanoviqit në Mal të Zi. Ngjarja do të mbarojë me burgosjen e një grupi të atentatorëve. Përgjigja ime për gjithë këto është se bëhet luftë për pozicionim në Ballkan. Luftë që fillon me kontroll të shërbimeve informative dhe krim të organizuar dhe mbaron me dominim në politik. Ja si duket ajo: Në Serbi prej Millosheviqit nuk kemi qeveri demokratike të popullit, por qeveri kriminele - ushtarake. Këto qeveri nuk mund ta kryejnë procesin e demillosheviqizimit dhe dekriminalizimit të shtetit. Vrasja e Xhinxhiçit, dalja publike në TV shtetërore të Bosnjës e gjeneralit Mlladiq dhe kërcënimi që i bëhet Tadiqit nga mafia, janë shembulli më i mirë se kush e ka pushtetin në Beograd. Kjo situatë e ka zënë peng Serbin, por edhe regjionin. Këta diktojnë se çfarë politike do të udhëheq Serbia. Atyre u duhet Serbia e izoluar, jashtë NATO-s dhe E-së. Vetëm në këtë mënyrë mafia ka mundësi ta kontrollojë shtetin. Idenë e izolimit ata e ushqejnë me idenë se Serbia është mjaftë për vetveten. Ajo vetë mund ta dominojë dhe kontrollojë Ballkanin. Ajo ka forcë ushtarake dhe ekonomike të mjaftueshme. Andaj, zyrtarisht Serbia ka deklaruar neutralitet dhe nuk kërkon anëtarësim në NATO. Deklarohet për EU, por vendos kushte. Për të qenë më bindës në këtë ide, ajo vazhdon të armatoset, mban lidhje me Rusinë, bën përpjekje të reinkarnojë organizatën e të pavarurve. Publikut të vetë i premton të bëhet pikë me rëndësi gjeostrategjike. Kësaj situate, fatkeqësisht, me të madhe i ndihmon edhe politika jo e qartë e Europës për Ballkanin dhe rolin e Serbisë në regjion. Si duket disa diplomatë në Evropë duan ta shohin Serbinë si shtyllë kryesore në Ballkan. Disa shkojnë edhe më largë, i besojnë përrallës se Serbia është fronti i parë i Evropës kundër islamizmit. Ata besojnë se Serbia ka potencial që të kontrolloj shtete e vogla multi-etnik në Ballkan me një popullatë të konsiderueshme myslimane. Mendoj se vendimi për liberalizimin e vizave dërgoi mesazh shumë të keq. Shpërblimi i Serbisë dhe izolimi i botës myslimane në regjion është gabim trashanik. Ku është Maqedonia në gjithë këtë përrallë?. Kjo e fundit, në mungesë të vizionit apo edhe paftësisë së vet që ta zgjedh problemin me emrin, e ka vendosur veten në rolin e topit të ping-ponit në lojën që e luan Greqia me Serbinë. Këta si duket i kanë ndarë rolet në mes vete. Njera e mëshon e tjetri e mbron. Se si do t'i përballojë këto provokime është sfidë serioze. E izoluar pa perspektivë anëtarësimi në NATO dhe EU do të jetë nën presion permanent. Nga lufta psikologjike që i servohet për kinse rrezikun nga shqiptarët, mbyllja e rrugës drejt NATO-s që e bën Greqia deri tek inskenimi i incidenteve në regji të shërbimeve serbe.
Pra, Serbia dëshiron të tregoj se ajo është forca që dominon dhe çdo gjë kontrollon. Ajo do të lë përshtypjen se i ka të gjithë penjtë në duart e veta. Andej edhe çdo strategji që lidhet me Ballkanin duhet të filloj dhe mbaroj me te. Mendoj se gabon. Gabon ngase çështjet në Ballkan kanë ndryshuar. Shqiptarët në regjion nuk janë as maqedonas, as malazezë e as boshnjak. Ata megjithatë janë popull shtatë milionësh. Kanë dy shtete dhe janë shtylla kryesore e stabilitetit edhe në dy shtete tjera. Është e qartë se lë shumë për të dëshiruar për atë se çfarë duhet bërë në Kosovë. Shqiptarëve të Maqedonisë ende ju duhet ta gjejnë vetveten. Vetë Shqipëria duhet të bëjë shumë nëse do të jetë në rolin e faktorit që koordinon politikën shqiptare në regjion. Megjithatë, tash e tutje do të jenë faktor i pakapërcyeshëm në agjendat gjeostrtegjike. Mendoj se deklarata e Berishës dhe takimi i tij me Thaçit dhe Ahmetin ka pikërisht këtë mesazh. Larg nga manipulimi me shqiptarët. Dihet se ende prioritet kryesor është Kosova. Jo rastësisht në atë deklaratë të Berishës për Kosovën fare nuk përmenden shqiptarët e Maqedonisë. Mendoj se është e qartë: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të tregojnë kapacitet që vet t'i udhëheqin proceset në këtë vend. Ato nuk duhet të lejojnë që në luftën e tyre politike të involvohen faktorë që lehte mund të ndikohen nga shërbimet e huaja informative. Ata në tërësi duhet ta kontrollojnë situatën. Ata duhet të jen drejtues të situatës në Maqedoni. Nuk duhet të lejojnë situata që Maqedonia të kërkoj ndihmë nga Serbia për rrezikun që i kërcënohet nga shqiptarët. Detyra e tyre është të tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë dhe politika konstruktive e Shqipërisë janë garancë për stabilitet në këtë vend. Stabiliteti i saj nuk varet nga mbështetja që do gjejnë në Serbi, por nga konstruktiviteti politik, marrëdhëniet ndëretnike dhe raportet e mira me Shqipërinë dhe Kosovën. Popujt, si maqedonasit, malazezët nuk do ta gjejnë sigurinë e tyre në hegjemonizmin serb, por në konstruktivitetin e politikës shqiptare në Ballkan. Në Ballkan detyrimisht duhet të arrihet ekuilibri shqiptaro-serb si garancë më e mirë për stabilitet. Çdo tendencë për prishjen e këtij ekuilibri e destabilizon regjionin. Kjo edhe për shkak se konstalacionet e forcave në Ballkan po ndryshojnë. Turqia po shndërrohet në pikën kryesore gjeostrategjike energjetike për regjionin dhe Europën. Kjo gjithnjë e më tepër do ta shtojë ndikimin ekonomik dhe peshën specifike në Europë. Depërton me kapital në investime strategjike. Kjo rrit interesin e saj për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Andaj, nëse Serbij pretendon që luftën ndëretnike ta bartë në luftë ndërfetare, ajo do të ballafaqohet detyrimisht edhe me Turqinë. Pra, Evropa nuk guxon të bie në kurthin e Serbisë në ndërtimin e strategjive të saja. Nuk mund që një politikë e kriminalizuar të jetë garancë për stabilitet. Ajo detyrimisht duhet të bazohet në realitet e reja nëse do paqe të përhershëm në regjion. Realiteti i ri është politika konstruktive e shqiptarëve dhe paqja që e garantojnë ata. Kjo duhet të respektohet dhe jo të valorizohet politika e shantazhit dhe destruktivitetit që e udhëheq Serbia. Nëse kjo ndodhë pasojat do të jen afatgjate.
 
 | Komente |  
Rezoluta e Andovit, cili duhet të jetë pozicioni i shqiptarëve?
Rizvan SULEJMANI
Deputeti Stojan Andov, dorëzoi propozim strategjinë për zgjedhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Nuk dëgjova koment. Ja si e shoh unë këtë. Autori, bazën për aprovim të strategjisë e gjen në Rezolutën e 3 nëntorit të 2008, që është aprovuar në Parlament. Deputeti Andov gjithashtu potencon se rezoluta është aprovuar me shumicë bindëse, ma asnjë votë kundër apo të përmbajtur. Sipas Andovit, "Rezoluta insiston që strategjia shtetërore të vërtetohet në kornizat dhe bazë të Raportit të ashtuquajtur komision i Badinterit (veçanërisht në pjesën e atij raporti, i shënuar si "Mendimi numër 6", Rezolutën 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit të OKB të viti 1993 dhe marrëveshjen e përkohshme e nënshkruar ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, e nënshkruar më 13 shtator 1995". Në tekst jepen dokumente të ndryshme që lidhen me këtë çështje. Një ndër dokumentet bazë është edhe propozimi për emrin "Republika Maqedonia e Re", i bërë nga Sajrus Vensi dhe lordi Robert Oven më 14 maj 1993. Ky propozim që asokohe ka qenë i pranuar nga grekët, kurse është refuzuar nga Maqedonia.
Nisur nga kjo, ja disa pikëpamje të mija personale për këtë dokument:
Zoti Andov mbetet në qëndrimin se korniza dhe bazat e strategjisë duhet kërkuar në Rezolutën e Parlamentit, e cila Rezolutë për kornizë ka dokumentet e lartpërmendura. Le ti analizojmë një nga një:
1. Mendimin Nr 6 i Komisionit të Badenterit që merret si shumë me rëndësi, në mos vendimtare, mendoj se duhet marrë me rezervë, për këto shkaqe:
Mendimet e të ashtuquajtur Komision i Badinterit nuk ishin obligative për shtetet, por vetëm sugjestive. Se kjo është kështu vërtetohet rastin e Kroacisë, për të cilën ky komision dha mendim negativ, kurse shtet anëtarë të BE, në krye me Gjermaninë, e pranuan Kroacinë si shtet i pavarur dhe sovran.
Mendimi i Komisionit të Badinterit nuk duhet të jetë bazë e mirë nga aspekti moral, ngase ideja themelore, sepse mendimi i këtij komisionit se do ta ndalin luftën në procesin e shpërbërjes së ish Jugosllavi dhe do të hap proces paqësorë të shpërbërjes dështoi. Forma më tragjike e kësaj ishte Bosnja, për të cilin ky komision u deklarua pozitivisht, që mbaroi me Kosovën e që sot është shtet i pavarur, ndonëse komisioni këtë nuk e sugjeroi.
Ky mendim nuk ka kredit politik gjithëpërfshirës brenda Maqedonisë, ngase nuk u morën parasysh vërejtjet për rregullimin e brendshëm të shtetit të asaj kohe, të prezantuara nga përfaqësuesit shqiptarë në parlament - nga deputetët e PPD. Kjo do të bëhet shkak që deputetët shqiptarë nuk e votuan Kushtetutën e aprovuar më 17 nëntor të viti1991. Kjo kushtetutë do të kontestohet nga shqiptarët gjer në ndërrimin e amendamenteve kyçe të saj në vitin 2001.Ky mendim nuk mund të jetë juridikisht valid, ngase thirret në Kushtetutën e vitit 1991. Amendamenti IV që lidhet me preambulën e aprovuar më 2001 është tema boshte e trajtimit në tërë dokumente për zgjedhjet e problemit të emrit.
2. Rezoluta 845 e aprovuar më 18 qershor që thirret në Rezolutën 817, e aprovuar më 7 prill 1993, duhet të shihet si qasje pozitive në zgjedhjen e problemit. Kjo kërkon një trajtim më serioz. Nëpërmjet këtij dokumenti, në fakt, në mënyrë elegante dërgohet mesazh për kompromisin e mundshëm. Që të jemi korrekt në interpretimin e këtij dokumenti, duhet detyrimisht të ndalemi në amendamentin IV të Kushtetutës (Preambulën e re) dhe amendamentet tjera që e ndryshojnë kontekstin e formimit të shtetit. Ky amendament sado që nuk bën pjesë në pjesën normative të kushtetutës, ka rëndësi të madhe në definimin e kontekstit të formimit të shtetit. Preambula e re rrënjësisht e ndërron kontekstin e formimit të shtetit. Nëse preambula e vjetër pikënisjen e gjen në aspiratat historike për shtet nacional maqedon (që është theks në preambulën e vjetër), preambula aktuale niset nga konteksti pragmatik si; e mirë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, popullit maqedonas si dhe qytetarët që jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptarë......që marrin përgjegjësi për të sotmen dhe të ardhmen të atdheut të tyre (përdoret shumësi, në fjalinë që fillon dhe nuk ka mbaruar), në bashkëjetesë, me të drejta dhe obligime të njëjta, marrin vendim për konstituim (vendimi është i përbashkët) të Republikës së Maqedonisë..... (si zgjedhje në preambulën e re). Kjo është e rëndësishme, sepse Rezoluta në pikën 1 thirret në Aneksin V të raportit të bashkë-kryetarëve Vens-Oven nga 14 maji 1993. Ky raport në mënyrë të veçantë e trajtojnë preambulën. Trajton gjithashtu edhe nenin 3 dhe 49, por me një intensitet më të ulët. Këto të fundit humbin nga relevanca edhe për shkak se janë amendamentuar në vitin 1992, kurse preambula nuk u ndryshua në atë kohë.
3. Marrëveshja e përkohshme ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është e rëndësishme. Ajo çfarë është me rëndësi ka të bëjë me Nenin 6 në pjesën për mirëbesim. Kalimthi duhet cekur se ky nen është komplet Neni 6 i dokumentit Vens-Oven, përveçse në vend të termit "Republika Maqedonia e Re" përdor termin "ana e dytë". Ky nen në pikën 1 thotë: "Ana e dytë me këtë solemnisht deklaron se kurrgjë në kushtetutën e saj, e posaçërisht në preambulë ose nenin 3 nga kushtetuta e vetë, nuk mund të interpretohet ose të paraqesë bazë për çfarëdo lloj kërkese nga ana e dytë drejt territorit që nuk është në përbërje të kufijve të saj".
Nisur nga kjo mundë të konstatojmë: dokumenti pikësëpari sqron se kontesti rreth emrit lidhte me preambulën, nenin 3 dhe nenin 49 të Kushtetutës. Nëse neni 3 dhe neni 49 pësuan ndryshime në vitin 1992, me qëllim adaptimi të kërkesave të Greqisë, preambula u ndryshua në vitin 2001, me qëllim të plotësimit të kërkesave shqiptare. Kjo kurrsesi nuk duhet shikuar si ndonjë strategji e përbashkët e shqiptarëve të Maqedonisë dhe shtetit grek. Është koincidencë e pastër. Kjo mund të lidhet me rregullën e pa shkruar, se pas konflikteve të mëdha vijnë zgjidhje të mëdha. Faktori ndërkombëtarë bëni përpjekje maksimale që me rastin e Marrëveshjes së Ohrit të zgjedh edhe problemin e emrit. Ishte në rrugë të mbarë ta bëjë atë. Intervenimi në preambulë në momentin e fundit, kur u fut termi "kombi maqedon", "pjesë e kombit shqiptarë"... e dëmton seriozisht këtë tendencë. Mendimi imë personal është se, sikur të kishte mbetur zgjedhja e parë për preambulën, ajo që u negociua në Ohër, problemi i emrit sot do të ishte zgjedhur. Kjo preambulë lë hapësirë për keqinterpretim, gjë që tani ndodh nga Gruevski, por edhe politikanë tjerë. Edhe vetë Andovi në dokumentin që ofron në pjesën "Orientimet bazë", në arsyetimin për nevojën e ruajtjes së identitetit thotë: "Republika e Maqedonisë duhet të insistojë në të drejtën e saj të pa kontestueshme të vetë-identitetit, si manifestim bazë për vetë-përcaktim". Pra, ai kërkon bazë për të drejtën e formimit të shtetit mbi parimin e vetëpërcaktimit, si e drejtë historike e kombit maqedonas. Kjo nuk është fryma e Marrëveshjes së Ohrit. Qëndrimi i shqiptarëve duhet të jetë: interpretim pozitiv i preambulës, që thekson karakterin multi-etnik të shtetit. Theksi në formimin e shtetit duhet të vihet në kontekst të kohës, e jo të historisë. Fryma e Marrëveshjes së Ohrit është se formimi i këtij shteti ka për mision që qytetarëve të këtij vendi t'u zgjedh të tashmen dhe të ardhmen. Republika e Maqedonisë është rezultat i marrëveshjes së komuniteteve, obligimet dhe përgjegjësit janë të barabarta. Çështja e emrit nuk është dhe nuk mund të jetë e drejtë ekskluzive e maqedonasve, por e të gjithë popujve konstituent.
Çfarë nëse organizohet referendum?Nëse përcaktohen për referendum shqiptarët duhet të bëjnë çmos që vota shqiptare të ketë peshën vendimtare. Nëse këtë e arrin, ata zgjidhjen e problemit të emrit duhet ta shfrytëzojnë për mbylljen e çështjes shqiptare. Nuk do të ketë mundësi tjetër për të zgjidh një problem kaq të madh. Ky problem duhet të trajtohet si problem që prek marrëdhëniet ndëretnike dhe nëse kjo është kështu (ka shumë argumente për një interpretim të tillë), atëherë kjo çështje ose nuk duhet të jetë çështje që zgjidhet me referendum si formë e deklarimit ose duhet kërkuar metodën e shumicës së dyfishtë.
Nëse plotësohen këto parakushte, atëherë edhe mund të organizohet referendum.
Me referendum do të zgjidheshin këto çështje:
-Marrëveshje e Ohrit si marrëveshje e konsensusit ndërmjet elitave duhet të bëhet marrëveshje e konsensusit ndërmjet popujve. Me këtë hiqen dilemat se kjo marrëveshje u nënshkrua nën presion dhe nuk e ka autorësinë e qytetarëve të këtij shteti. Në kohë paqe u jepet mundësi qytetarëve të deklarohen. Janë ose nuk janë për këtë marrëveshje.
-Maqedonia do të ketë mundësi të heq dyshimet që mbeten që nga pavarësia me pyetjen "A jeni për shtet të pavarur ......me mundësi hyrje në ndonjë lidhje me Jugosllavinë". Dhe definitivisht ky do të jetë referendum i gjithë qytetarëve të Maqedonisë për pavarësi.
-Maqedonia do të shkarkohet nga hipoteza çfarë fshihet pas Marrëveshjes Haxhixh- Gligorov, e cila edhe sot e kësaj dite nuk është bërë publike. A thua kjo marrëveshje është shkaku se Maqedonia nuk është e pavarur në bërjen e politikës së jashtme prej Serbisë.
-Referendumi definitivisht do të jep përgjigje për gjithë këto çështje, përfshi emrin e shtetit dhe në kohë afatgjate do të stabilizonte vendin.
Mendoj se vlen të hapet debat dhe të mendohet për këtë çështje.
   

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
 
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.  
 
 
5.  
 
 
6.  
 
 
7.  
 
 
8.  
 
 
10.  
 
 
11.  
 
 
12.  
 
 
13.