Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente2• |  
Kush e prishi harmoninë ndërshqiptare!
Shkëlzen LUSHAJ
Takimi i shumëpritur Ahmeti-Gruevski mbaroi, por jo me epilogun që të gjithë e dëshironim: një vendim special i Qeverisë që ndalon qarkullimin dhe përdorimin shkencor të Enciklopedisë dhe një kërkesë zyrtare nga Qeveria, si pjesëmarrëse në financimin e këtij projekti (që është pjesë e Programit nacionale që e përpilon Qeveria), deri te Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë që ta shpallë të pavlefshëm këtë dokument ogurzi për shqiptarët dhe për shtetet perëndimore, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Por jo gjithçka mbaroi me konstatimet klishe për bashkëjetesën dhe mirëbesimin ndëretnik dhe riafirmimin për angazhimet e tyre në këtë drejtim, duke paralajmëruar se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë, besoj, në mënyrë të "suksesshme", ashtu sikurse deri më tani. Dhe opinioni u bind se, Enciklopedia "hidhëroi" Gruevskin me të gjithë faktorët (atë të brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar), por vetëm me Ali Ahmetin jo. Shqipëria dhe Kosova reaguan energjikisht, madje më shumë sesa duhej, duke rrezikuar marrëdhëniet ndërshtetërore me Maqedoninë dhe duke rrezikuar të lëkundin stabilitetin rajonal, që është interes primar i SHBA-së dhe UE-së (dhe në këtë mënyrë, të rrezikojnë edhe të gjitha të arriturat në planin e integrimeve të Shqipërisë dhe në planin e përforcimit të kapaciteteve shtetformuese të Kosovës), që më në fund Ali Ahmeti, përfaqësuesi i shqiptarëve në Qeverinë e RM-së, t'i amortizojë të gjitha reagimet e tyre dhe t'i bëjë politikisht të pakuptimshme, vetëm për shkak të mos-heqjes dorë nga Qeveria. Ata qenë në gjendje të pranojnë edhe këtë rrezik që do të manifestohej në përmasa të mëdha rajonale vetëm për të mbuluar impotencën politike të Ali Ahmetit, ndërsa ky i fundit nuk është në gjendje të rrezikojë pjesëmarrjen e tij në pushtet.
S'do mend se reagimi i kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, u vonua për shkak të pritjeve të shtetit shqiptar, që pjesëmarrësi shqiptar në Qeverinë e RM-së, të reagojë dhe të zgjidhë problemin me Enciklopedinë, me qëllim që të kursehet nga ping-pong verbal diplomatik, që mund të sjellë pasoja dhe reperkusione në zhvillimet rajonale. Pritjet e kryeministrit shqiptar fatkeqësisht nuk u realizuan, por do të falej edhe kjo, nëse nuk do të ishin rrënuar pozicionet e tij politike kundrejt shtetit të Maqedonisë, edhe atë pikërisht nga përfaqësuesi i shqiptarëve në Qeveri, të cilin ata tentuan politikisht ta ndihmonin. Dhe, pas kësaj, kush do të mbajë përgjegjësi për represaliet e mundshme që mund të shpërthejnë pas deklaratave të ashpra të Shqipërisë dhe Kosovës, të dhëna pikërisht për shkak të paaftësisë së BDI-së për të valorizuar dhe të efektuojë pjesëmarrjen e saj në Qeveri? Kush do të mbaje përgjegjësi për depozicionimin eventual të Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt organizatave ndërkombëtare, të cilat vëzhgojnë çdo veprim, madje edhe në të qenurit viktimë, për shkak të ashpërsisë së deklaratave, të tipit të Jakup Krasniqit? Dhe nëse krejt kësaj i shtohen edhe brifingjet nga BDI se, retorika e ashpër e kryetarit të tyre, Ali Ahmeti, e përdorur në mediat në Kosovë dhe Shqipëri, ka qenë vetëm për të ruajtur rejtingun e BDI-së, ironia për padrejtësitë që ua bëri Ahmeti, Kosovës dhe Shqipërisë, është ende më e madhe. Pa fije turpi e perde u zbulua nga vetë ata se, Ahmeti paska shkuar në Tiranë dhe Prishtinë, për t'ua lyer trurin me akull shqiptarëve jashtë Maqedonisë dhe të ruajë rejtingun e partisë së tij. Dhe kur Prishtina dhe Tirana "digjen", Ali Ahmeti në Shkup krihet, për shkak se të gjitha punët i ka të kryer me sukses: i dha përparësi iniciativës qytetare (si zëvendësim i mekanizmave institucionale), të realizuar nga Zgjohu, e cila nga e hëna e kaluar, kur u mbajt protesta, nuk reagoi më; i ngopi shqiptarët me nacional-romantizëm dhe folklorizëm të bajatshme për t'ua plotësuar frustrimet nga përmbajtja fyese e Enciklopedisë dhe në fund, amortizoi të gjithë pakënaqësinë mbarëshqiptare dhe shoi tërësisht pakënaqësinë e trupit elektoral besnik të tij, duke u takuar me kryeministrin Gruevski dhe duke u ndarë nga ai me paralajmërimet se koalicioni do të vazhdojë të qëndrojë stabil, me diskursin e njohur tanimë për opinionin për bashkëjetesën ndëretnike, dhe me asnjë veprim konkret për të zgjidhur problemin me Enciklopedinë, që trazoi tërë shqiptarët në të gjithë botën. Turp!
Në fund, që të rrumbullaksojë këtë shkrim, nëse më lejohet, ndjej kënaqësinë që të citoj kryetarin e Lëvizjes "Zgjohu", i cili në profilin e tij në Fejsbuk, para ca ditësh, shkroi: Çdo kush që vepron kundër të arriturës më të madhe të shqiptarëve në vitet e fundit, bashkimit të të gjithë shqiptarëve në Maqedoni si dhe të bërit një e Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës, është tradhtar i kombit! Njëzëshmëria u prish, Ali Ahmeti e prishi, ndërsa për simbolikën (kujt ia gjuan) e citatit të mësipërm, nuk dua të komentoj.
 
   

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
Komenti:  Xeni, Uroj per shkrimin por ske kujt i shkruan, populli deshiron te haj barin...le ta haje dhe le te ngopet. Aliu e din mire se cfare po ben, nuk han bare ai. Ai bile me se miri njeh problemet qe ka shkaktuar e tere kjo qeveri kurse enciklopedia ishte "the inside out" kur e brendshmja del jasht, do te thote ateher kur dalin marret ne shesh.. Kurse sa per iniciativen e "Zgjohut" mos u ben merak, pyete Sulejman Rushitin a eshte pishman per ate qe e tha per Aliun??? Zgjohu mbetet marionete e BDI-se. Nje pyetje, zyren e tyre ku e kan dhe kush ua paguan??? Pershendetje dhe gjithe te mirat,
Emri:  Shqiptari
Email:  selim_p@yahoo.com
 
2.  
Komenti:  Harmonia ka gjithmon ka qene e prishur,thuajse fare ka nuk ka ekzistuar perederisa gjithom jane munduar te na ulin posht per ate cka kemi qen dhe jemi,me shume gjera jane munduar te na mekembin me lufte,me arsim,me shkenc dhe tash ne fund dhe me prejardhjen ton duke na quajtur njerez mali.Po Maqedonise historin ua kane bere shqipetaret se maqedonasit nuk kane pasur asnjher histori,shqiptaret kan u kane bere emer per gjithcka maqedonaseve,po prap se prap me cka deshen luftuat dhe prap nuk na mposhten dhe jo nje enciklobedi e hiqit te na mposht neve po me miliona enciklopedi te dalin nga ana e tyre nuk do te mundet neve te na mposhtin,provuan me luft nuk arriten dot tani mundohen me shkenc te na mposhtin po kot eshte kjo nga ana e tyre se ata rrenjet i kan nga ne shiptaret,po te mos ishim ne ata(maqedonasit) sot sdo kishin se me cka te mirreshin sigurisht edhe kryeministrat do u deshte te dalin arav e fushav per tu marr me bujqesi e blektori se s'do kishin se me cfar te merreshin pos identitetit dhe ceshtjet shqiptare,per ata ne jemi ber nje fobi teje e tmershme saqe edhe ne gjum nuk po munden pa u marr me shqiptaret,,,por per neve kjo enciklopedi eshte humbje kohe e akademikeve qe skan pas me cka te mirren e hajt ti ngjesim pak shqipetaret.
Emri:  Sokol
Email:  bjondi_ku_18@hotmail.com
 
3.  
 
 
4.  
 
 
5.  
 
 
6.