Financial markets

PDF  PDF KOHA

Opinione

 | Komente1• |  
Shkolla e Idrizovës dhe USHT-ja

Arben RATKOCERI

Duke ndjekur seancën e fundit të Parlamentit të Maqedonisë, ku debatohej për njëfarë informate të inspektoratit rreth punës së USHT-së, u krijuan situate të tilla, sa që herë të vinte të qeshësh e herë të qashë. Të qeshësh, për shembull, kur dëgjoje hipokrizinë e deputetit të BDI-së, Safet Neziri, të cilit vetëm zjarr nuk i dilte nga goja, duke mbrojtur gjoja USHT-në nga keqpërdorimet që qenkan bërë aty. Ky Safet Neziri është pikërisht ai që fëmijët shqiptarë të Idrizovës, si deputet i asaj zona që është, i ka lënë pa paralele në gjuhën shqipe, të cilën ua garanton jo vetëm ligji, por edhe Kushtetuta. Të kota ishin protestat e prindërve, fëmijëve, po edhe mediave shqipe, që edhe ata të jenë të barabartë si gjithë fëmijët e Maqedonisë.
Madje, u shkua edhe më tej dhe ky deputet, lëre që i la pa paralele në gjuhën shqipe, por bashkë me partinë e tij, propagandoi më të madhe tek shqiptarët që gjatë zgjedhjeve të votohet për kryetar të Shkupit, Koce Trajanov, personi që deri në atë kohë ishte kryetar i Komunës së Gazi Babës dhe që më së shumti u apostrofua nga banorët e Idrizovës, si shkaktarë i mos hapjes së klasës shqip. Merreni me mend, të dashur lexues, e sidomos studentë e pedagogë të USHT-së, kush ka mbetur që t'ju mbrojë e t'ua qajë hallin juve. Ai që nuk ishte i zoti ta "pastron" mëhallën e katundin e vet. Të ishte hipokrizia vetëm e këtij deputeti ndoshta edhe do gëlltitej disi, ama kur dëgjoje edhe disa kolegë të tjerë tij, se sa të "zjarrtë" që ishin, po sipas tyre në mbrojtje të USHT-së, a nga ana tjetër haberin nuk e kanë se çka është arsimi i lartë. Pra, deputetë që falë disa "palaço" të fakulteteve në Shkup, por edhe të disa tjerave jashtë kryeqendrës në moshën e tyre 40-vjeçare, brenda një viti, kanë ngritur statusin e tyre intelektualë në persona më diplomë universitare. E këta nuk janë të pakët dhe nuk i kemi vetëm në Parlament, por kanë vërshuar gjithandej.
Kjo më së miri ilustrohet përmes një barsolete, që qarkullon mes gazetarëve shqiptarë, se si disa funksionarë shqiptarë, të diplomuar në moshë e kohë "jo normale", menjëherë pasi merrnin urimet për "suksesin" e arritur, përgjigjeshin të mllefosur: "ah, sikur ta dinim se aq lehtë kryhet fakulteti, do kryenim edhe shkollën e mesme".
Edhe këta, ashtu si ai deputeti i "paraleles së Idrizovës", kanë guxim të rrahin gjoks dhe të kërkojnë "qime në vezë" te puna apo karriera e ish-rektorit, Sadi Bexheti, apo te i tanishmi, Agim Vela, profesor, kalibrin e të cilëve rrallë e gjeni jo vetëm në Maqedoni, por edhe me gjerë. Pikërisht, kjo është për të qarë. Për të qarë, sepse dikush atyre ua ka krijuar mundësinë jo vetëm të flasin, por besa edhe të vendosin për çështje që në një shoqëri normale, para se do të ta përmendin USHT-në apo emrat e personaliteteve eminentë, do duhej të bënin "bismilahi", se përndryshe do sanksionoheshin.
Nuk dua të futem në të dhënat faktike buxhetore për diskriminimin e tmerrshëm që i bëhet këtij Universiteti, në krahasim me simotrat e saja në Shkup, Manastir e Shtip, sepse ata që janë të mandatuar për ta rregulluar këtë çështje, vazhdojnë të gëlltisin veprime që poshtërojnë shqiptarët, si mjet mbijetese në skenën e diktuar politike.
Urojmë që USHT-në, i cili nga shumë kush nuk konsiderohet vetëm si një institucion akademik, por edhe simbol i përpjekjeve shqiptare ne Maqedoni, të mos e gjejë fati i Institutit "Pjetër Bogdani", të cilin e kanë bërë telef dhe e kanë lënë pa nam e nishan.
E, nga ai debat parlamentar, nga shkurtimet buxhetore dhe nga ai raport skandaloz i inspektoratit, duket se si "Pjetër Bogdanit" edhe USHT-së po tentohet t`i vihet laku për ta ngulfatur. Si të shpjegohen ndryshe debatet apo "raportet e inspektoratit", të cilat përmbajnë edhe banalitete të nivelit të tillë, bie fjala, pse janë shtruar kokteje në filan restorantin kur kjo ka mund të bëhet në çajtoret e Çarshisë së Tetovës!

 
   

Komenti JUAJ

Të dhënat tuaja:

Emri
E-mail
Tel:
 

Kthehu mbrapa

komentet e lexuesve

1.  
Komenti:  z. Arben pash Perendin mos ben perpjekje te na e poshtersosoni deputetin e zones, te mjerit kane hall me te madh, nuk jau celin telefonat ministrat, nuk kan me ke kontaktojn, leri te shkretit ne hallet e telashet e tyre, mjafton qe deputeti i zones e hapi gojen qe te deklaron se na qenka arsimdashes e ne kete cilesi edhe kryetar i komisionit parlamentar per arsim, une edhe nje here ju them se keto nuk mund te hapin shkollen fillore ne gjuhen shqipe ne idrizove, te kota dot jen te gjitha tentativat e tyre, shkolla fillore ne idrizove hapet kur at fshat dota vizitojne zoterinjt Iljaz Halimi, Refet Elmazi dhe Ernad Fejzullahu te cilet ne vitin 2002 venduan gurthemelin e xhamise se fshatit.
Emri:  Muhamer Veseli
Email:  muhamerveseli@yahoo.com
 
2.  
 
 
3.  
 
 
4.  
 
 
5.  
 
 
6.