Gruevski përmes insistimit për mbylljen e Zyrës së përfaqësuesit të BE-së në Shkup, dëshiron të demonstrojë para faktorit ndërkombëtar se në Maqedoni nuk ka probleme, andaj edhe nuk ka nevojë për përfaqësues special të BE-së. Ndërkaq, largimin eventual ta paraqesë si fitore diplomatike. Kurse nga ana tjetër punët në terren i ka bërllok. Nuk ka përparim të marrëdhënieve ndëretnike, financohen vetëm projekte mono-etnike dhe mono-religjioze, kurse lopata e famshme e Gruevskit nuk ka vendosur asnjë gurëthemel në vendbanimet shqiptare
Dhe, derisa po zgjat kjo amulli, te qytetarët e Maqedonisë ka plasur sherri, ata s'durojnë të jenë peng i politikës ditore të kësaj qeverie, pasi përveç shqiptarëve, edhe maqedonasit, janë të interesuar të jenë pjesë e strukturave euroatlantike, NATO-s dhe BE-së
Të ndërtosh një kishë, apo xhami, ose të dyja bashkë, ndoshta edhe asnjërën. Ndërtimi i të ashqujturave shtëpi të Zotit ka ngjalluar debate te delet e Perëndisë. Disa syresh kërkojnë ndërtimin e një kishe në shëtitoren kryesore të qytetit, të tjerë pak metra më tutje duan të rindërtojnë një ish xhami...
Kargovi me politikën e tij si ka borxh as Ali Ahmetit, as Nikolla Gruevskit, as ndërkombëtarëve që ndihmojnë paqen në këtë shtet. Ky doganon gabimet e gjithë këtyre dhe natyrisht për këtë as që mërzitet, sepse përveç gazetarëve, të gjithë ata që kanë mandatin dhe janë legjitimuar para votuesit për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, kanë vendosur të heshtin
A bëjmë përpjekje minimale që ta flasim e shkruajmë gjuhën tonë ashtu siç e kërkon jo vetëm natyra e saj, por edhe normat e gramatikës shqiptare? Padyshim se parashtrimi i kësaj pyetje bie në rrafshin e turpit, sepse është konsumuar me mijëra e mijëra herë?
E shpejtë, e brishtë dhe e "verbër" ose e stërzgjatur, tepër e shtrenjtë dhe me shumë nerva të prishura. Cila është drejtësia që i nevojitet vendit? Cila është ajo drejtësia që do të kënaqte nevojat e qytetarëve?
Takimi i presidentëve rajonal në Vlorë tregoi se është i rëndësishëm për shumë arsye. E para ka të bëj me faktin se për herë të parë, që kur është njohur Kosova si shtet i pavarur, presidenti i saj, Fatmir Sejdiu, është ulur si i barabartë në një tryezë me tre homologët e tij të rajonit. E dyta, u vërtetua teza se në takime rajonale ku nuk është prezent lidershpi ngatërrestar serb, presidentët e vendeve fqinje mund të zhvillojnë takime të ngrohta e miqësore. Dhe e treta që është shumë e rëndësishme, shqiptarët si komb edhe praktikisht po dëshmojnë konstruktivitetin dhe pozitën tyre në ngritje në rajonin e Evropës Juglindore
Ndryshimet janë më se të domosdoshme për secilën shoqëri, pa marrë parasysh nivelin e saj demokratik. Por, ekzistojnë ndryshime dhe ndryshime. Edhe pse janë një fjalë e njëjtë, në praktikë dallimi mund të jetë sa qielli me tokën.
Gjorgji Ivanov dhe Pablo Pikaso. Nuk shkojnë bashkë, e di, por janë dy thënie dhe dy njerëz që aq mirë i kanë dhënë përgjigje njëri - tjetrit. I pari, na dha një deklaratë të çuditshme, nga ato që të lënë vërtet gojëhapur...
Zërat mediale që shpesh flasin për mungesë transparence në konkurset për administratë dhe në institucionet shqiptare, po shuhen lehtësisht në heshtjen e gjerë të atyre që janë përgjegjës për të bërë transparencën. Dëgjojmë për klasifikimin e konkurrentëve më të mirë. Për një administratë jopolitike. Por, rasti i Avniut dhe sigurisht i shumë të tjerëve, vërtetojnë të kundërtën
Përlen nuk e njoh. Nuk besoj ta njihni as ju, lexues të dashur (pos ata të mëhallës dhe partisë). Për te kam dëgjuar tash së fundi. Përle-ja, siç më thanë, punon në Komunalecin e famshëm të Shkupit, ndërmarrja e vetme për higjienë
Nëse gjatë gjithë kësaj kohe partitë politike shqiptare dhe opinioni kërkonin përfshirje në kontestin e emrit, tani kur ka ardhur momenti kjo të realizohet , nuk duhet bërë sehir për interesa të politikës ditore dhe të kërkohet "qime në vezë", por nëse mungon guximi për përkrahje, atëherë të paktën të heshtet
Marrëveshje e Ohrit si marrëveshje e konsensusit ndërmjet elitave duhet të bëhet marrëveshje e konsensusit ndërmjet popujve. Me këtë hiqen dilemat se kjo marrëveshje u nënshkrua nën presion dhe nuk e ka autorësinë e qytetarëve të këtij shteti
Në një intervistë për gazetën KOHA, kryetari i DR-së, Imer Selmani, mes tjerash shpjegon arsyet e shkuarjes së deputetëve të DR-së në inaugurimin e presidentit Ivanov, përkundër deklaratave të njëpasnjëshme se pa pjesëmarrjen e Fatmir Sejdiut, DR-së s'ka çka kërkon në atë ceremoni. "Ne e kemi mbajtur anën e votuesve shqiptarë të cilët na kanë votuar dhe na kanë dhënë mandatin të bëjmë politikë në Parlament", ka thënë lideri i DR-së, Imer Selmani. Në këtë intervistë Selmani është i prerë se nuk do të hynte në Qeverinë e Gruevskit, edhe po të merrte një ftesë prej kryeministrit
Kemi pas ministra e zëvendësministra shqiptarë, kemi pas drejtorë e zëvendësdrejtorë të fondeve rrugore, mirëpo kot. Duket se ata në vend që të na afrojnë me bashkëkombësit tanë në Kosovë dhe Shqipëri, energjinë e tyre e harxhuan për të punësuar ndonjë familjar apo simpatizant partie nëpër "patarina" ose për të rrjep ndonjë "lekë" nga tenderët e investimeve buxhetore nëpër rrugët e Maqedonisë Lindore apo asaj qendrore
Rrugëtimi shekullor i sufinjve drejt viseve shqiptare mori shtytjen e vet të fundit me Ataturkun, i cili i përjashtoi nga Turqia nga frika e veçorive të tyre, mistike e sekretive. Në të arritur në mesin e shqiptarëve, do ta gjenin veten brenda një tradite tashmë të etabluar prej shekujsh, të të bashkëjetuarit të religjioneve të ndryshme
Në botën e artit muzikor tingulli i violinës së çakorduar është sinonim i tingullit që shkakton rrëmujë në pjesën e trurit që është përgjegjëse për pranimin e zërave. Thuhet se kur u bihet telave të çakorduar të violinës me dorezën e saj, nuk ka njeri që nuk neveritet nga ai tingull. Kjo gjendje e këtij tingulli ma kujton situatën politike në të cilën gjendemi kohëve të fundit...
Kësaj radhe reagimi i zëshëm i Sejdiut (dhe komod, për shkak se tani kemi të bëjmë me raport bilateral, pa mos implikuar palë të treta), dëshmoi se Kosova ka rol të faktorit rajonal, i cili duhet të respektohet në mënyrë të denjë
I rëni kupton se vlerat e tija nuk paskan qenë faktori i ngjitjes së tij në orbitën politike, por vullneti i njeri-Zotit, të cilin ai tani, jo vetëm që me gjithë shpirt e urren për katandinë e tij, por edhe adhuron për forcën që e ka. or, si të iket nga syri i keq i njeri-Zotit, si të rikthehet vetëbesimi, normaliteti? Të lihen gjurmët për kthim në shtëpi, ashtu si na mëson përralla për fëmijë, Gishtëza.
Me të vërtetë, partia shqiptare në pushtet, por edhe ato tjerat në opozitë, nuk kanë nevojë për njerëz të këtillë. Mbetet vetëm t'i urojmë ministrit Osmani dhe liderit Ahmeti për guximin që treguan duke i thënë "MJAFT MË" këtij far ish-drejtorit të Spitalit të Kumanovës. Qoftë e kaluar!
Në disa rrethe të gazetarëve shqiptarë qarkullon një barsoletë se si disa funksionarë shqiptarë, të diplomuar në moshë e kohë "jo normale", menjëherë pasi merrnin urimet për "suksesin" e arritur, përgjigjeshin të mllefosur: "ah, sikur ta dinim se aq lehtë kryhet fakulteti, do kryenim edhe shkollën e mesme". Këta janë disa nga ata, që tani duan gjoja ta mbrojnë USHT-në nga keqpërdorimet e llojit se pse janë shtruar kokteje në filan restorantin kur kjo ka mund të bëhet në çajtoret e Çarshisë së Tetovës
Sa i përket ftesës së Sejdiut, këta nuk janë fajtorë që ajo nuk i ka shkuar me kohë. Të behej fjalë për Kolë Diamantin, do ta gjenin dhe do ta sillnin pa problem, siç e sollën dhe na e prezantuan me nderimet më të larta në Radushë, në kremtimin e MO në Gostivar dhe në vendosjen e kryeveprës së BDI-së, përmendoren e Skënderbeut në Shkup
...kështu, me një ironi fine iu përgjigj kandidatja për president shteti, Mirushe Hoxha, pyetjes së gazetarëve se a do të marrë pjesë në ceremoninë përuruese. Ajo, në mënyrë shumë inventive e ktheu debatin për mungesën e presidentit kosovar, z. Fatmir Sejdiut në këtë ceremoni, në shtratin e humorit. Disa gënjenin haptazi, disa jepnin deklarata absurde, ata të mençurit heshtnin, por ajo as gënjeu, as gaboi dhe as heshti, por e nxori në shesh se edhe burrat e shtetit shpesh me hatërmbetjet e tyre sillen si fëmijë...
Shqiptarët kanë argumente të forta për t'i bindur bashkëqytetarët e tyre maqedonas se duan t'i ndihmojnë ata dhe veten
Vullneti i popullatës shqiptare po nëpërkëmbet nga vetë të zgjedhurit e tyre, të cilët dje, në Parlamentin e Maqedonisë, nuk patën guximin me një bojkot, që është forma më e butë e rezistencës ndaj politikës antishqiptare që ushtron kjo Qeveri, të thonë JO, ne nuk pranojmë edhe më tej të përçahemi, tani edhe me vëllezërit tanë në Kosovë, për t'ia bërë qejfin presidentit serb Boris Tadiq, apo padronit Nikolla Gruevski
Maqedonia, çdo vit nga Kosova, përmes eksporteve me këtë vend, në buxhetin e saj inkason hiç më pak se 200 milionë euro, euro që jo pak ndikojnë në zbutjen e krizës së madhe ekonomike që e shoqërojnë këtë shtet që nga pavarësia. Në kontekst të kësaj, ndonëse do të tingëllojë paksa banale, janë po ato euro që do të harxhohen në koktejin e së martës me Tadiçin e pa Sejdiun
Për hir të Tadiqit, maqedonasit edhe një herë po e sfidojnë qëndrueshmërinë e shtetit. Po i qesin telashe vetes, shqiptarëve dhe serbëve. Presioni i Beogradit ka qenë më i madh te Gruevski se sa i Ali Ahmetit dhe BDI-së së tij, partisë shqiptare pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës
Nëse do të analizoheshin të gjitha shtrembërimet, shpifjet e botuara, të lexuara, të thëna takime kokë më kokë, sekrete apo publike do të shihej se kundër nesh Serbia ka nisur një fushatë, që ka efektet e një agresioni. Faktori serb në këtë periudhë e vazhdon luftën kundër shqiptarëve me mjete tjera. Vazhdimi i kësaj politike, të një lufte të ftohtë dëshmon se ata kanë qëllime të njëmendta armiqësore. Sa jemi të vetëdijshëm për këtë kanosje?
Gruevski është këmbëngulës në dëshmimin e rrënjëve antike të maqedonasve të shekullit XXI dhe të Maqedonisë si "djep i civilizimit evropian" dhe, krejt kjo bëhet për inatin e Greqisë
Përfaqësuesit tanë
politikë kanë vendosur të na turpërojnë edhe para vëllezërve tanë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.
Këtu ka vetëm një problem. Edhe ata, por edhe ne,
i themi vetes shqiptarë.
A ka më keq?
Nëse nuk hezitohet dhe nuk vjen në shprehje inati dhe xhelozia, siç ndodhi me mos-urimin nga kryeministri Gruevski për homologun e vet, kryeministrin Berisha, me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Republika e Maqedonisë ka çka mëson nga politika e Jashtme e Shqipërisë
Ne që kemi ndjekur me vëmendje nisjen e trajektores së re politike të Rufiut nga paraqitja e kandidaturës për prefekt të Gostivarit, këto rrangullisje politike të kohëve të fundit të tij bëjnë një hap para nga deklarimet e tij se do të impenjohet për të realizuar "drejt dhe gjer në fund" Marrëveshjen e Ohrisë, e cila është bërë e paqenë në dobi të shqiptarëve që ditën kur është lidhur, sepse ka qenë vetëm një partalle
Pa nevojë për strehim, Lushi do të bëjë të kundërtën, të shkojë në luftë, prej nga sjell ditarin e tij, rrëfimin e një idealisti që beson se duhet të shkojë nga Amerika e të luftojë për Kosovën
Shkalla e varfërisë te shqiptarët është disa herë më e madhe se te maqedonasit... Ata që kanë marrë votën e shqiptarëve duhet të dinë se shqiptari duron shumë situata, siç edhe ka duruar gjatë historisë së tij, por nuk duron t'i preket dinjiteti
Na ka zënë belaja me këtë "patriot", i cili nuk ndalet nga të ngrënit kumbulla të tharta që neve të na mpihen dhëmbët. E di se nuk është punë e mençur të merresh me budallallëqet e Todorit, por kam hallin se po na shtohen politikanë a la todora që popullorçe u thonë "ngucaveca"
Përfaqësuesit serbë ende nuk arrijnë të kuptojnë se kontestet ndëretnike, pra edhe ai serbo-shqiptar nuk mund të zgjidhen me kategori formale juridike, ngaqë liria është kategori morale që nuk mund të kufizohet me asgjë
Dikur sporti më i suksesshmi në Maqedoni, në kampionatin e fundit evropian në Villnus merr pjesë vetëm me një mundës
Në garë mbetën dy kandidatët maqedonas, Ivanov dhe Fërçkovski, që të dytë jo me histori të mirë për shqiptarët. Dallimi në mes tyre konsiston vetëm në pikëpamjet politike dhe konceptet, të cilat ata i përfaqësojnë vis a vis kursit të politikës së jashtme, ndërsa si individë me pikëpamje personale, ata janë kryekëput të njëjtë - këtu nuk duhet të gënjejmë vetën, të njëjtë sikur Branko Cërvenkovski, Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov
Gruevski ka vetëm dy opsione që kandidatit të tij t'ia sigurojë censusin - ose të premtojë se në vitin 2014 do të sjellë një shqiptar për kryetar ose të shpresojë në LSDM-në. Ai që sigurisht mund ta sjellë në pushtet kandidatin e Gruevskit është pikërisht Lubomir Fërçkoski. Ndërkaq, është e radhës që t'i shpaguhet për rregullimit e zmadhuesit të zërit
Edhe Ivanovi edhe Fërçkovski kanë nevojë për 250 mijë votat e shqiptarëve. Çmimi duhet të jetë amnisti për të burgosurit politik shqiptarë. Nëse me këtë propozim nuk pajtohen Ahmeti, Thaçi dhe Selmani, atëherë janë shoqatat joqeveritare shqiptare ata që së bashku me mediat shqiptare mund ta marrin përgjegjësinë për ta realizuar këtë vepër humane
Propozoj që Kuvendi i Maqedonisë urgjentisht të formojë Komisionin shtetëror për anticensurë. Ai do të propozojë Ligj për anticensurë, kurse me dëgjim publik do të procesuojë raste konkrete të censurës dhe presioneve mbi gazetarët, duke i inkurajuar me kërkimin e përgjegjësisë nga censorët. Ky trup duhet të jetë i pavarur dhe institucion i fuqishëm shtetëror në luftën kundër kësaj të keqe
Në këto zgjedhje po ndodh një mobilizim si asnjëherë më parë në përgatitje të një ambienti me tolerancë zero, që nuk le shteg dhe shansë për manipulime as me votat as me votuesit. Kjo është mirë, por e keqja është pse e sollëm punën të trajtohemi se nuk dimë të mbajmë zgjedhje të lira e demokratike
Lufta e Nikolla Greuvskit dhe Gjorgje Ivanovit, "reprezentë të të Mirës" kundër "forcave të së Keqes", është një mit i vjetër parakrishter. Tregimi është i thjeshtë dhe i lehtë për manipulim. Por, nëse vërtet janë krishterë të devotshëm, ashtu siç prezantohen, bile edhe demokrastianë, të dytë do të duhet të mësojnë se ai që vërtet beson në Zot prapëseprapë duhet ta zgjedhë rrugën më të vështirë - e kjo rrugë është lufta e së Mirës dhe së Keqes në secilin prej nesh
Diplomacia e tanishme moderne dallon me karakteristikat e saj domethënëse ku hulumtohen aktorët dhe vendimet e tyre, analizohen qëllimet, ndriçohen burimet dhe forcat lëvizëse, hulumtohen metodat dhe instrumentet që i përdor diplomacia në realizimin e qëllimeve të veta
Serbia ka hequr dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO dhe publikisht deklarohet për neutralitet. Ky neutralitet manifestohet në rritjen e buxhetit ushtarak dhe policorë. Atyre u duhet arsye logjike për këto veprime. Për ta arritur këtë qëllim, ata edhe nëse nuk gjejnë arsye do ta prodhojnë. S'do mend se teren më të mirë se Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën nuk kanë
Pala maqedonase nuk po mund të pajtohet kurrsesi me "humbjen" e Strugës dhe po bën çmos që ta "rikthejë" atë. Me politikën që zhvillojnë partitë politike shqiptare në Maqedoni, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal, ky rrezik është real
Nëna ime, ty të kanë diskriminuar e nënçmuar. Barku jot është shpallë i keq, e ti duhet të ndëshkohesh, ndërsa barku i nënave sllave është shpallë i mirë dhe duhet të shpërblehet. E keqja është se bashkë me ata kësaj radhe ishin edhe tanët. Turp u qoftë të gjithëve!
Një popull që arrin të organizohet në shtet ka arritur stadin më të lartë të tij, ai është komb dhe ka identitet. Një popull pa shtet mund që kurrë të mos formojë identitet. Shteti është mburoja më e mirë për ruajtjen e identitetit
Sa biseda dhe energji ishin harxhuar që të funksionojë një paralele në shkollën e mesme të mjekësisë ose një Fakultet Pedagogjik me mësim në gjuhën shqipe. Atëherë, numër i konsiderueshëm i studentëve maqedonas etnik, të manipuluar nga grupe të caktuara ekstreme politike maqedonase, pa kurrfarë turpi brohoritnin parulla skajshmërisht të pahijshme antishqiptare kundër kolegëve studentë të tyre shqiptarë
Lirimi i ish-kryetarit serb Milutinoviç në qarqet juridike serbe u komentua si një argument se në Hagë nuk gjykohet politika, por krimet që kryhen në emër të politikës dhe, vendimi në fjalë u komentua si një "marrëveshje politike", kurse në qarqet nacionaliste serbe, si një tradhti e Milutinoviqit ndaj të dënuarve të tjerë
Takova me qindra njerëz të përgjegjshëm, të cilët na thanë se dëshirojnë që Maqedonia të bëhet evropiane dhe jo vend i izoluar dhe provincial. Dhe, qartë e zëshëm thanë se ndjehen të turpëruar nga ky bukefalizim, për të cilën, në mënyrë aspak humane, po harxhohen me miliona euro
Që të keni hero, duhet të keni përplasje të madhe politiket. Që të keni përplasje politike, duhet të keni politizim të madh të masës. Kjo zakonisht ndodhë kur popullata ndjehet e rrezikuar apo e frikësuar. Në këso situata lind lideri. Ai e largon frikën prej njerëzve dhe e ofron shpresën
Mos ndërtoni buste, mos provokoni me emra antik, pranojeni propozimin e GNK për kontestin rreth emrit dhe ecni drejt Evropës, hiqni dorë nga të gjitha spotet zgjedhore dhe reklamat dhe kërkoni nga pronarët e mediumeve që falas dhe në mënyrë të barabartë t'i prezantojnë kandidatët, kërkoni që mediumet pa anime të raportojnë për kampanjat. Në këtë krizë dhe varfëri, është jo humane të harxhohen para për kampanjë dhe budallallëqe!
Veprimet e Qeverisë së Maqedonisë që janë në dëm të të gjithë qytetarëve, duke u kundërvënë në mënyrë cinike ndaj të gjithëve (Greqisë, BE-së, NATO-s, Kombeve të Bashkuara) e çojnë Maqedoninë në një izolim total në çdo aspekt
Është më se evidente se në Maqedoni, dikush ushtron demokraci e dikush bën histori. Nëse duhet të pushojmë së bëri histori, të mos ketë konflikte, duhet të fillojmë të punojmë për barazi, që do të na nxjerrë në post-histori me demokraci
Sa i takon vendim-marrjeve Komuna e Strugës është zhveshur pothuajse krejtësisht. Është lënë si një bukuroshe lakuriq në mes të rrugës. Uji edhe me tutje do të rrjedh nën urën e Drinit të Zi, por zalli gjithmonë do të mbetet aty
Disa kujtime nëpër vite që më bëjnë të ndjehem mirë, bile sa për të marrë një të drejtë të vogël për të thënë, edhe ne jemi Kosovë
Habit fakti se, si kryetari shqiptar i KZK-së ia sheh për të madhe prof. Rufiut që në v. 1997 e ka shpalosur "këmishën e popullit shqiptar" pra, flamurin kombëtar para godinës komunale të Gostivarit. Kjo do të ishte shumë normale për një maqedonas, por për një shqiptar! Turp!
Pas vetes kemi 18 vjet bashkëqeverisje të këtij shteti me maqedonasit. Kemi kryengritjen e vitit 2001. Por edhe sot, kjo nuk ka ndryshuar kërkesat tona politike. Mbesin të njëjta me ato të para 18 viteve. Në pyetjen pse kjo ndodhë, më së miri përgjigjet Komisioni komunal zgjedhor në Gostivar
Ne jemi ata që vendosim a do të përcaktohemi për çekanin e drejtësisë apo shkopin e policisë. Me zgjedhje të lira dhe demokratike mundësojmë të sundojë drejtësia, me zgjedhje ku përdoret forca instalojmë dhunën në pushtet
Nuk do shumë mend për të kuptuar se, partitë tona politike, gjegjësisht përfaqësuesit e tyre pa kurnjëfarë përjashtimi, në luftën e tyre për pushtet dhe me qëllim të mundjes së partive të cilat ato i konsiderojnë si kundërshtare të tyre, gjatë kohës kur janë në pushtet, por edhe kur ndodhen në opozitë, pushtetin dhe veprimin politik e shfrytëzojnë si mjet për të inskenuar skenarë të ndryshëm ndëretnik, të cilët atyre do t'u sillnin poena për t'i fituar zgjedhjet
Pavarësia e Kosovës ka realizatorë të panumërt, heronj të kënduar e të pakënduar, prej atyre që kanë shkuar në amshim deri te të gjallët, që sot bëjnë punët e ditës, të profesionit apo të shtetit
Pas humbjes shqiptare të Kërçovës (si kusht për të hyrë në qeveri), tani BDI-ja është në rrugë të sigurt për ta humbur edhe Strugën, si kusht për të mbetur në qeveri. Dhe, ky është nënçmimi i radhës nga Gruevski
Po ta keni lexuar me pak kujdes, do të keni vërejtur se pjesa për kulturë e raportit vjetor të Qeverisë së Kosovës për vitin 2008 ngjan me një humoreskë, ose barsoletë, jo nga ato të këndshmet barsoleta që të bëjnë të shqyhesh gazi, por të tilla që, kur rrëfehen, duhet që dikush të të gicilat shputat e këmbëve, në mënyrë që sadopak të bëhesh i hareshëm.
Këto janë ditët kur të gjithë i parashikojnë rezultatet e zgjedhjeve që do të pasojnë. Ndërkaq, unë mundohem të parashikoj se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë pas zgjedhjeve. Konkluzioni im është i thjeshtë: nëse duam ta ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve që nuk është vështirë të supozohet, atëherë duhet të veprojmë!
Është shumë interesant fakti që politikanët shqiptarë përputhen me analizën që Roskin ka dhënë për politikanët. Pikat që ai theksoi për politikanët ishin: duan pushtetin, mendojnë me terma politik, japin pikëpamje të forta, japin shpjegime njëshkakësore, shohin kostot afatshkurta, punojnë për zgjedhjet e radhës etj
Që të të këndojnë pas vdekjes, duhet të vdesësh në betejë, në moshën e re, kur shndrit bukuria. Kjo lloj vdekje do të quhej "vdekje e bukur". Të qenit i pavdekshëm për të qenë zot. Kjo është koha dhe politika homeriane
Sot kemi në dorë votën tonë të lirë e të fshehtë e cila delegjitimon në mënyrë të qetë dhe demokratike ata të cilët në emër të ndonjë romantizmi nacional na thonë "hajde të vdesim me forcat tona"
Hanna Arendt, "Eichmanni në Jerusalem", Roberto Bolano, "2666" (Anagrama, Madrid, 2006), zyrtarishtja si hyrje në banalitetin e së ligës, ëmbëlsira me vishnje dhe dëshmia ime e tretë në Hagë
Kush janë Makedonodiët? Më çka dallohen ato nga ne, maqedonasit? Pse them se edhe nëse fjala e të përjetshmëve ka vuajtur përkundër nënshtrimit ndaj qeverisjes absolute të Makedonoidëve, për ne, maqedonasit para së gjithash është zgjedhje estetike?
Asnjë vendbanim shqiptarë nuk është përfshirë në projektin qeveritar për ndërtimin e sallave sportive. Madje edhe ato 3-4 salla të parapara nëpër fshatra kanë mbetur përgjysmë ose nuk është nisur të ndërtohen
Ka ardhur koha që përfundimisht qytetari të jetë ai që do të përfitojë nga betejat politike të subjekteve të ndryshme qoftë ideologjike qoftë programore
Ndërsa politika po lëshon në mënyrë të ndrojtur idenë test të bashkimit të shqiptarëve, ia vlen barra qiranë të merresh me atë sa afër janë shqiptarët me njëritjetrin. Ata të Kosovës me të Shqipërisë.
Nevzat Halili pranoi kandidaturën e PPD-së për kandidat për president të shtetit, në zgjedhjet e 5-ta presidenciale të parapara për 22 mars të vitit 2009.
Deri më sot ende MPB nuk më ka sqaruar faktet ku është bazuar në vendimet e saja negative duke shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët. Sepse MPB mban përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve të saj. Në këtë mënyrë MPB ka nxitur mosbesimin tek qytetarët e R.M., në strukturat shtetërore për drejtësi dhe rendin publik
Prishtina në mëngjesin e 22 janarit, e parë nga afër. Pastaj: Rugova që vdes tri vjet më parë, jo për veten e tij dhe fatkeqësinë e vet, por për ata që e keqpërdorin tashmë edhe si emër abstrakt. Asnjë krijues te ne, nga ata që i përziejnë këmbët me politikën, nuk është opozitë, të gjithë janë me pozitën. Dhe, e fundit, një matematikë e bërë si jerm për legjitimitetin dhe etikën...
Ndërrimi i emrit të Institutit flet për Ata se ende nuk e dinë ku janë. Se mendojnë që janë duke mbajtur mbledhje në han për të bërë një zadrugë
Pjetër Bogdanin e kthyem aty ku edhe e kishte vendin, te të vdekurit. Nënën Terezë, së paku ende po e ndajmë fifti-fifti me maqedonasit, u dakorduam të mos jetë as shqiptare as maqedonase, por shkupjane. Sa për Skënderbeun, aty s'ka kompromis. Ai ka qenë, është dhe do të jetë aktivisti më i flaktë i BDI-së
Ministrat "foshnjorë" të BDI në prezencën edhe të poetit "romantik" Fazlli Veliut, bënë sehir kur shoqëruesit e tyre u morën me një grua që në dorë mbante lulet e paqes
Gaza, gjatë këtyre viteve, asnjëherë nuk ka pasur një ardhmëri të ndritshme, sepse paraqet një "burg të tipit të hapur", duke qenë kështu një shembull klasik i eksploatimit kolonialist, ku 8000 kolonizues izraelit kontrollojnë 25%-in e territorit të Gazës përfshirë këtu edhe resurset e ujit edhe atë, përballë një milion e gjysmë palestinezëve
Lustrimi nuk bëhet për t'i trazuar varret, por bëhet për trashëgimtarët ideologjikë dhe biologjikë të komunistëve, të cilët krekosen para syve të viktimave ose të trashëgimtarëve të tyre edhe në këtë Kosovën tonë të re. Midis komunizmit dhe nacionalizmit nuk mund të vihet asnjë shenjë barazimi...
Maqedonia si e tërë është e munguar ca shumë, si në parabolë të filmit të Mançevskit, si në program të guvernës së Gruevskit, që vjen me thënë, Maqedhonia e munguar si e tërë është, si thotë fjala shqip në Krujë, si një pikë në çati që prish një shtëpi dhe, si ka dalë fjala e thuhet, do afrojë Iliridën sivjet, që të bëhet një e tërë e pamunguar..?!
Sëmundja ka mbërritur kulmin, pasi është diagnostifikuar me vonesë, prandaj ka ardhur koha e fundit për të intervenuar me insulinë! Kujdes, këtu është fundi, diabeti ky "vrasës i heshtur" nuk duron më shtyrje...
Me ndërrimin e motmoteve, siç është e zakonshme, shprehen optimizmi dhe dëshira për një vit më fatlum dhe më të suksesshëm. Kjo nënkupton se Viti i Ri 2009, tani më i sapofilluar, për secilin veç e veç, dhe për të gjithë së bashku, duhet të përcaktojë një qasje krejtësisht të re ndaj politikës. Politikës dhe veprimeve që shkaktuan mosmarrëveshje, përçarje, dhunë, bastisje, vrasje dhe tragjedi familjare duhet vendosmërisht t'i themi ndal
Në deklaratën e parë të Cërvenkovskit thuhet 'Unë e zyrtarizova Universitetin e Tetovës, sepse Ali Ahmeti as nuk e kishte ndërmend'. HESHTJE!!! Simpatizantët e partisë opozitare u gëzuan për faktin e shprehur se Ahmeti nuk qenka ai i cili paska zyrtarizuar Universitetin. Deklarata e dytë e Cërvenkovskit që thotë "Unë me Arbën Xhaferin dhe Menduh Thaçin patëm takim dhe u morëm vesh për intervenimin në Gostivar në vitin 1997". HESHTJE!!!
Duke u ndalur te fjalët të cilat nuk kontrollohen, por kontrollojnë, fjalë plot helm e vrer, që askund nuk i afrohen të vërtetës, të botuara në gazetën "Koha" të tre janarit 2009...
"Çlirimtari" që në guvernën e Gruevskit e shkoi motin duke u sorollatur si breshka në Gjolin e Sovianit, i ka dhënë fjalës së vet një përfundje ashtu si ia pret dhe si i punon mendja, për të treguar edhe një herë se di të bëjë vetëm dredhi me ustallëk dhe di vetëm t'i bjerë buzukut në një tel. Ka folur kështu pa turpje se të bastisurve dhe të poshtëruarve të parë të pafajmë që, për mëndjen e tij të roitur s'janë gjë fare, se janë 19 familje dhe, si i ka thënë Jankullovska, paskan qenë të dyshuara se fshehin "kriminelët e damkosur"
Çfarë fajde nga përfaqësimi i drejtë, kur mungon besimi, kur të cenohet dinjiteti, kur vazhdimisht të përcjell syri i dyshimit. Çfarë fajde nga gjithë kjo kur shërbeni për të qenë vetëm argument për numra e përqindje në justifikimin cinik të Marrëveshjes Kornizë
Ajo hija e moçme dhe e padukshme është e palodhshme në ndjekjen që ma bën, kurse mua ma kanë bërë bajat atë përemrin pyetës me të cilin më drejtohen: pseeeeee? Dhe nuk pyes më, sepse pyetja ime nuk dëgjohet ose bëhen të gjithë se nuk dëgjojnë
Udhëheqësit e partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni mund të deklarojnë çfarë të duan për vitin në shkuarje, e sidomos ata në pushtet, por e vërteta iu rri mbi kokë si shpata e Demokleut për të pranuar se shqiptarëve ua lanë një vit të mbrapsht në konto të jetës së tyre
A e ka tradhëtuar Gruevski PDSH-në për 18 muaj sa e bashkëqeverisën vendin? Vetëm shtrimi i kësaj pyetje në këtë formë, apo edhe përgjigja "nuk e kam tradhëtuar", "nuk ia kam ngulur thikën pas shpine"
Këtij Gruevskit dhe këtij tjetrit, qoles së tij, Ahmetit, çlirimtarit, duhet t'ia bëjmë dërmën pa e shtyrë punën tutje, se që të dy,gjërat i kuptojnë dhe na i shesin së prapthi.i pari ku bën shkatërrim e bastisje si pushtues ndër shqiptarë...
Format e diskriminimit që Maqedonia aplikon kundër shqiptarëve janë forma të diskriminimit racial që dënohen me konventat ndërkombëtare
Demonstrimin e fuqisë së ZOMBIT në mënyrë të përkryer e ushtruan oficerët
nazi-fashistë. Ju kujtohet: një ushtar gjerman hipur në një motor e pushtonte një mëhallë, një katund, një qytezë! Të gjithë i nënshtroheshin! Ndryshe, për një gjerman të vrarë vriteshin 100 qytetarë të nënshtruar!
Pas deklaratës së ministres së MPB-së, ku ajo akuzon të përditshmen KOHA për manipulim të opinionit, ne si redaksi jemi të obliguar t'u japim disa sqarime plotësuese lexuesve tanë. Informata për bastisjen e shtëpisë së botuesit të gazetës KOHA, me ç'rast ai dhe familja e tij, në mesin e tyre dy fëmijë, Etniku 6 muaj dhe Dioni 3 vjeçar patën rastin të njoftohen drejtpërdrejtë me pjesëtarë të njësitit antiterrorist, nuk është manipulim, por një e vërtetë që nuk mohohet as nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Për të fituar të drejtën time unë nuk do të lë asnjë gurë pa lëvizur. Nuk do të lë gjykatë kombëtare e ndërkombëtare pa e ngritur çështjen për shkeljet e të drejtave të njeriut në Maqedoni. Sepse, familja ime ka nevojë që të kujdesem për të pranë saj. Për këtë çështje kam lajmëruar të gjithë krerët e partive shqiptare në Maqedoni që në maj të vitit 2008
Me Hashim Thaçin, Kosova e pavarur, por pa sovranitet po futet në një situatë që shahistët e quajnë zugzwang. Je i detyruar të luash, anipse secili potez i ardhshëm ta keqëson gjendjen
Procesi i normalizimit të situatës në Europën Juglindore po stagnon që nga tetori i vitit 2000, kur në pushtet erdhën demokratët e rrejshëm
Ne tham njëherë dhe prap themi tashi- ditënemitjet e "çlirimtarit" që turpëroi vullnetin e shumicës së njerëzisë sonë, nuk janë ogure të mira, se asohere të këqijat e guvernës na vijnë palë-palë e sërë-sërë, si erdhën kësaj jave të Shën Kollit ase të Shënëndreut këto të këqijat e radhës.